E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika kosovare kunder zgjedhjeve Serbe

Qeveria e Republikes se Kosoves, si edhe perfaqesuesit e partive opozitare, kane kundershtuar ne menyre te prere mbajtjen eventuale te zgjedhjeve lokale te Serbise ne Kosove, duke i konsideruar ato si te jashteligjshme, si dhe kerkuan nga administrata e UNMIK-ut qe te parandaloje mbajtjen e ketyre zgjedhjeve. Perkunder faktit se shefi i UNMIK-ut Joahim Ryker i ka fillimisht e ka cilesuar mbajtjen e zgjedhjeve komunale serbe ne Kosove,jo legjitime, dhe me pastaj ka ofruar bisedime qe te arrihet nje marreveshje per mbajtjen e tyre ne 5 komuna me shumice serbe, Qeveria dhe opozita ne Republiken e Kosoves kane kundershtuar ne menyre te prere mbajtjen eventuale te ketyre zgjedhjeve, duke thene se do ta delegjitimojne rezultatin e tyre qe ato te mos mund te jene te vlefshme ne Kosove. Perpos kesaj, Joahim Ryker, pas refuzimit te mundesise se mbajtjes se zgjedhjeve lokale te Serbise edhe ne territorin e Republikes se Kosoves, megjithate ai ka ofruar bisedime me palen serbe ne menyre qe te arrihet nje marreveshje per mbajtjen e tyre ne 5 komuna me shumice serbe; Zubin Potok, Zvecan, Leposaviq, Novo Berde dhe Shterpce. Zedhenesi i UNMIK-ut Sven Lindholm eshte shprehur dje se cdo vendim do te merret pas konsultimeve edhe me perfaqesuesit kosovar, mirepo UNMIK-u ende nuk ka thene se si do reagoje nese Qeveria e Serbise nuk pajtohet per marreveshje dhe mban zgjedhjet e saj. Nderkohe, zv/kryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, ka perjashtuar cdo tendence te Qeverise serbe per te mbajtur zgjedhjet lokale ne Kosove me 11 maj. Edhe ne rast se Qeveria e Serbise do te zhvilloje procesin zgjedhor te 11 majit neper komunat me shumice serbe ne Kosove, institucionet e Kosoves dhe ato te UNMIK-ut kane deklaruar se do ta delegjitimojne rezultatin e ketyre zgjedhjeve, ne menyre qe ato te mos mund te jene vlefshme ne Kosove. Sipas Kucit, zgjidhja me e mire per kete, do te mund te ishte permes vazhdimit te mandatit kryetareve aktual te komunave me shumice serbe. Ndaj paralajmerimeve per mbajtjen e zgjedhjeve lokale te Serbise ne Kosove ka reaguar edhe opozita. Zhvillimi i zgjedhjeve serbe ne Kosove tashme eshte kthyer ne qender te vemendjes te shteteve te Ballkanit si edhe te organizmave nderkomebtare. Kjo pasi kreu i shtetit serb deklaroi dite me pare se ai do te zhvillonte zgjedhje ne komunat serbe ne Kosove. Por menjehere reagimet kane ardhur nga qeveria dhe UMNIK, te cilet e kane cilesuar si cenim i te drejtave te nje shteti. Perpos kesaj, Kosova tashme po ndermerr hapat e saj ne krijimin e marredhenieve diplomatike me vendet me te fuqishme ne bote. Pas 15 qershorit shteti me i ri ne Ballkan do t'i hape ambasadat e veta ne te gjitha keto vende. Menjehere pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves me 15 qershor, Kosova do te hape ambasadat e veta ne shtetet me te fuqishme te botes qe tashme e kane njohur pavaresine e Kosoves. Politika e jashtme e Kosoves, baze themelore do te kete paqen, stabilitetin dhe demokracine, ka thene i emeruari per minister te Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni. Ai ka theksuar se ne politiken e tij, do te kultivoje marredhenie te mira me vendet fqinje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›