Protesta, provimet e patentes te veshtira
Kursantet qe duan te marrin patenten, edhe sot paradite nuk do te mund te bejne praktike, madje as teori per kete kurs. Kjo, per faktin se sot pritet qe mjetet e autoshkollave te dalin serish ne protesta. Duke mos marre pergjigje nga Ministria e Transporteve, perfaqesues te shoqates se autoshkollave kane paralajmeruar se sheshi "Skenderbej" do te jete i mbushur sot me makina dhe me kursante, te cilet duan me cdo kusht te lehtesohen testet qe jepen me qellim marrjen e patentes. Ne fakt, protesta nisi tre dite me pare, kur nje duzine makinash dolen ne shesh duke protestuar dhe duke i rene pa pushim borive te mjeteve me te cilat punojne. Ata kerkojne lehtesim te testeve te kandidateve qe marrin leje per drejtimin e automjeteve si dhe daljen e akteve nenligjore, te cilat do te percaktojne qarte detyrat dhe te drejtat e autoshkollave. "Ne do te kerkojme qe te ndryshoje menyra se si jane formuluar pyetjet e testit teorik, per te gjithe ata qe futen ne provimin e patentes, - kane deklaruar perfaqesues te shoqates se autoshkollave. Sipas tyre, ky model testi eshte aktualisht eshte teper i komplikuar dhe nuk kuptohet nese behet fjale per nje test inteligjence apo per nje provim patente. Perfaqesuesit e shoqatave te autoshkollave si dhe kursantet u kane lene perfaqesuesve te qeverise 2 jave kohe per te ndryshuar kete model testi. Sipas tyre testi i patentes nuk permban pyetjet qe duhen per ate kategori, per te cilen ata po testohen. Gjithashtu shoqata e autoshkollave ata kane kerkuar qe te dalin edhe aktet nenligjore perkatese, ne menyre qe te drejtat dhe detyrimet e tyre te kene edhe nje baze te qarte ligjore. "Gjithashtu ne kerkojme qe te dalin te gjitha aktet nenligjore ne menyre qe ne te dime te drejtat dhe detyrimet qe kemi", kane deklaruar ata. protesta e shoqates se autoshkollave ka nisur rreth ores 11:30, ku per disa minuta kane qendruar ne shesh. Me para ata jane nisur ne kolone, duke u rene borive, dhe kane kaluar perpara ministrise se Transporteve, qe eshte edhe ministria qe i ka nen varesi.
Pyetjet, abstrakte
Perfaqesuesit e autoshkollave si dhe kursantet shtrojne shqetesimin se testet per lejen e drejtimit te mjetit jane shume abstrakte. Atyre u ngjan me shume si test inteligjence sesa si test per te marre lejen e drejtimit te automjetit. Testet paraprake qe kursantet bejne gjate ores se teorise, u kane rezultuar teper te veshtira dhe aspak te kuptimta
Pyetjet, abstrakte
Perfaqesuesit e autoshkollave si dhe kursantet shtrojne shqetesimin se testet per lejen e drejtimit te mjetit jane shume abstrakte. Atyre u ngjan me shume si test inteligjence sesa si test per te marre lejen e drejtimit te automjetit. Testet paraprake qe kursantet bejne gjate ores se teorise, u kane rezultuar teper te veshtira dhe aspak te kuptimta