E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia e medias ne Shqiperi

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu është radhitur në mbështetje të gazetarëve, duke mos kursyer dhe këshillat për ta. 
Pjesmarrës në takimin e parë të organizuar nga shoqata më e re e gazetarëve “Gazetarët për Drejtësi”, Arvizu vlerësoi rëndësinë e investigimeve nga ana e medias. Por nga ana tjetër nuk haroi të evidentonte raportin media-politikë. 
“Tashmë çdo politikan në Shqipëri është duke kërkuar një gjë: A është ky grup në anën time apo në anën tjetër?
Nisma juaj për të ngritur këtë shoqatë investigative është shumë mbreslënëse  dhe dëshira juaj për të ndërtuar një faqe të pavarur interneti është shumë e rëndësishme.
Ndërsa merrni përsipër këtë projekt të ri investigativ më lejoni të nënvizoj një faktor kritik, rëndësinë e profesionalizmit dhe integritetit, dhe për të prodhuar raporte të mirë dokumentuar dhe investigativë nevojitet bashkëpunim dhe bashkëveprim me shumë aktorë, përfshirë specialistë dhe analistë ligjorë”, vuri në dukje Arvizu. 
Sipas tij, shtypi në Shqipëri është vërtet i hapur dhe dinamik, por ndërkohë  nevojitet një rrugë e gjatë për të thënë dhe për të pohuar që është i pavarur.
“Shohim ato që në fakt duhet të ishin raportim lajmi, ngjasojnë më editoriale dhe këto janë dy gjëra krejt të ndryshme. Faktet janë fakte dhe opinionet, opinione.
Gjuha e urrejtjes dhe sulmet personale nuk kanë rol të rëndësishëm në përparimin e demokracisë në Shqipëri. Prandaj është e rëndësishme që ta keni këtë gjë parasysh, që të shihni rolin kritik që ju luani, atë që shtypi i lirë luan, dhe që është gur themeli për demokracinë dhe bazë për mirëqeverisjen”, u shpreh Arvizu, duke rreshtuar kështu një sërë pororsish për shtypin shqiptar. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›