E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrimi i rruges ne Tepelene

Reshjet gjatë javës së fundit kane shkaktuar  probleme në infrastrukturën rurale. Dy komunat më të goditura nga dëmet që shkaktoi moti, janë ato të Buzit dhe Luftinjës në rrethin e Tepelenës. 
Gati 4 mijë banorë të tyre, prej më tepër se një jave, kanë ngelur të izoluar për shkak të shkatërrimit të një pjese rruge në afërsi të Sektorit të Tretë, në ish minierën e qymyrgurit. Është spostuar dyshemeja e rrugës jo në dy, po në pesë vende prej të cilave, një është tërësisht e dalë jashtë funksionit. 
Drejtuesit e automjeteve e përshkojnë me mjaft vështirësi  këtë aks dhe kjo ka sjelle edhe shmangien e disa ceremonive mortore si dhe ka penguar mësimin për shume nxënës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›