E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavaresia fitohet vete Nga Bujar Nishani

“Prokurore, mos prisni t’ju beje te pavarur Presidenti i Republikes. Te pavarur, institucionin, punen tuaj, mund ta beni dhe do ta beni ju dhe vetem ju! Sa me profesioniste qe te jeni, sa me transparente qe te jeni ne punen tuaj te perditshme, aq me shume do te konsolidoni dhe do te forconi vertet pavaresine e institucionit, por dhe ate qe qytetaret kerkojne, krijimin e perceptimeve dhe te besimit mbi pavaresine e institucionit”

Lufta kunder korrupsionit dhe krimit ekonomik, si elemente te cilet gjenerojne ne cdo moment mundesi per krim te organizuar eshte nje sfide e perhershme e cdo shoqerie demokratike. Ne kemi pergjegjesi te medha ndaj qytetareve tane, ndaj shtetit tone, ndaj shoqerise sone, ndaj ketij sistemi te cilin kemi pergjegjshmerine per ta forcuar me shume. Struktura, por edhe njerezit qe jane pjese e kesaj strukture, duhet te ndertohen dhe te vihen ne funksionim pikerisht ne interes te ketyre objektivave qe ne kemi. Kjo natyrisht kerkon ne radhe te pare nivel te larte profesionalizmi dhe une jam i bindur qe ne institucionet tona, te Prokurorise ashtu edhe ne institucione te tjera ligjzbatuese, ka njerez ne shumice dermuese te cilet e kane kete nivel te larte profesionalizmi, por kjo nuk perjashton aspak qe ne vijimesi te perfshihen ne projekte dhe programe trajnuese, specializuese, pse jo sipas fushave dhe drejtimeve te caktuara dhe me te detajuar. Kjo padyshim i mbetet ne konkluzion drejtuesve te institucioneve bazuar ne eksperiencat, bazuar ne praktikat qe ne kemi dhe perfitojme cdo dite.

Se dyti, kerkon nivel te larte integriteti individual, qe do te thote formim dhe kulture te pergjithshme qytetare dhe civile per t’i gjykuar gjerat ne kenveshtrimin me te gjere te mundshem si profesioniste, larg emocioneve apo ndikimeve te ndryshme, por edhe ne aspektin e kurajes, kurajes publike per te marre persiper perballimin e nivelit te larte te profesionalizmit qe kerkohet, dhe te kurajes qytetare per t’i shkuar deri ne fund perballjes me sfiden, perballjes me fenomenet kriminale, perballjes me goditjen ndaj ligjit, dhe gjakftohtesise e mencurise ne mbrojtje te ligjit dhe vetem ligjit, te pasjes si udherrefyes vetem te ligjit. Ky do te jete elementi kryesor, i cili do te reflektoje tek qytetaret nivelin e profesionalizmit dhe ky do te jete momenti ku do te konsolidohet ajo, te cilen ne e kerkojme cdo dite, pavaresia e institucioneve kushtetuese te vendit permes profesionalizmit maksimal dhe integritetit te larte qytetar.

Une do te kerkoja nga grupet e Task-Forces te ndertuara ne Prokurorine e Tiranes dhe ne prokurorite e rretheve te tjera ku ato funksionojne nje rivitalizim me te madh te punes se tyre hetimore duke inkurajuar me shume me metodologjine e inicimit te hetimeve nga vete Prokuroria, te vleresimit te cdo indicie qe vjen nga shoqeria, qe vjen nga qytetaret, qe vjen nga institucionet, qe vjen nga media, ne menyre te tille qe permes transparences, permes angazhimit, permes profesionalizmit, te kryhen te gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ligjore. Natyrisht qe kjo kerkon nje pavaresi shume te madhe te individeve qe behen pjese e kesaj strukture. Kjo kerkon nje vleresim dhe qendrim strikt te tyre ndaj ligjit, nje udheheqje te tyre ne te gjithe procesin dhe punen e tyre nga ajo cka parashikon ligji dhe legjislacioni yne.

Metodologjia e hetimit

Kjo metodologji duhet kryesisht te jete pjese e nje dinamike me te madhe te punes ne teresi te Prokurorise, por ne vecanti e Task-Forces. Ne nuk na mungon legjislacioni. Perkundrazi, besoj qe kemi nje legjislacion te arrire per sa i takon standardeve, hapesirave, qe ai krijon per punen e te gjithe pjesetareve te administrates, vecanerisht ne rastin e prokurorise. Ashtu sic sot kemi dhe infrastrukturen e permiresuar, nje teknologji per te marre te gjitha provat e domosdoshme, per te hetuar dhe per te verifikuar te gjitha informacionet, indiciet qe vijne. Do te inkurajoja akoma me shume koordinimin e punes midis institucioneve e midis agjencive, duke ruajtur ne menyre te pacenuar rolin e lidershipit te atij institucioni qe ne procese te caktuara legjislacioni i jep rolin e lidershipit, duke ruajtur pa diskutim pavaresine e cdo institucioni, duke inkurajuar ftohtesine dhe maturine ne veprimtarine e bazuar ne ligj te cdo individi brenda institucioneve. Ceshtja e funksionimit te Task-Forces mbetet nje nga sfidat kryesore per Institucionin e Prokurorise, por une do ta shikoja dhe si nje nga sfidat e aftesive menaxhuese dhe drejtuese, dhe te lidershipit te drejtuesve te rinj ne institucionin e prokurorise.

Gjithmone e me shume qytetaret shqiptare e rrisin nivelin e kerkeses dhe te pritshmerise ndaj institucioneve te shtetit te tyre, nga Presidenti i Republikes dhe deri tek nepunesi me i thjeshte i shtetit. Kjo do te thote nje obligim me i madh, kjo do te thote nje pergjegjesi me e madhe per gjithsecilin prej nesh. Por ne fushen e drejtesise, ne fushen e se drejtes, ne zbatimin e ligjit, kjo ndjeshmeri dhe kjo pritshmeri eshte shume, shume me e madhe. Prandaj dhe meraku yne, kujdesi yne dhe angazhimi yne, kerkohen te jene shume here me te medha. Prandaj, ne cdo rast nje mosgoditje kthehet ne risk shume te madh te krimit te organizuar. Na kerkohet qe ta percjellim cdo dite me angazhimin tone, me aktivitetin tone, kete pergjegjshmeri, dhe ta justifikojme me pune dhe me rezultate konkrete pritshmerine qe kane qytetaret shqiptare ndaj institucioneve dhe ndaj agjencive te zbatimit te ligjit. Ka pasur raste shume inkurajuese te goditjes se krimit te organizuar, te parandalimit te pastrimit te parave, te hetuara nga disa agjenci, perfshire Policine e Shtetit, perfshire Drejtorine e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave, dhe natyrisht, me pas te konkluduara nga hetime te thella nga ana e Prokurorise. Raste qe kane cuar ne sekuestrimin e aseteve te rendesishme financiare, ekonomike, por kjo nuk mjafton. Une jam i bindur qe jo vetem qytetaret kerkojne shume me teper, por realiteti pret qe ne te perballemi me raste shume me te shumta, me nje nivel hetimi shume me profesional dhe me ecuri dhe vazhdimesi te procesit, deri ne konkluzionin perfundimtar, me nje dinamike me te madhe dhe me me rezultate.

Une jam i bindur qe duke u fokusuar me kete vullnet, me kete deshire qe manifestohet sot ne radhet e strukturave te Prokurorise, por dhe te agjencive te tjera te shtetit, do te dihet te angazhohet dhe te ballafaqohet me shume profesionalizem ndaj ketyre fenomeneve. Nuk duhet te harrojme asnjehere dhe ne asnje moment, qe ky kontribut qe gjithsecili prej nesh i japim sot institucionit, pjese e te cilit jemi, eshte kontributi real per Shqiperine, eshte kontributi real per shtetin, eshte kontributi real per shoqerine tone, per qytetaret tane, eshte kontribut i cili duhet te mbetet si aset i trashegimise institucionale te vijueshme.

Do te mbeshtes dhe inkurajoj ne cdo dite, ne cdo moment, ate praktike qe konsolidon gjithmone e me shume pavaresine institucionale te agjencive dhe te institucioneve tuaja. Por nga ana tjeter, do te desha te them qe te mos prisni t’ju beje te pavarur Presidenti i Republikes. Te pavarur, institucionin, punen tuaj, mund ta beni dhe do ta beni ju dhe vetem ju! Natyrisht, ne prioritet te kesaj pavaresie, te ketij konsolidimi, gjithmone une mendoj qe duhet te jete profesionalizmi. Sa me profesioniste qe te jeni, sa me transparente qe te jeni ne punen tuaj te perditshme, aq me shume do te konsolidoni dhe do te forconi vertet pavaresine e institucionit, por dhe ate qe qytetaret kerkojne, krijimin e perceptimeve dhe te besimit mbi pavaresine e institucionit. Pa profesionalizem, pa transparence, veshtire do te jete per ta konsoliduar ate pavaresi qe eshte esenciale, fondamentale, ne rezultatet dhe suksesin e punes te institucioneve ne teresi, por vecanerisht institucioneve te tilla sic jane ato ligjzbatuese.

* Nga fjala e Presidentit te Republikes, ne takimin dje me prokuroret

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›