E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia në foto pa heronj dhe balada

"Shqipëria socialiste". Disa prej këtyre fotove kanë autor Niko Xhufkën. Konkursi "Sotiri" do të jetë i hapur edhe ndaj fotografisë së tradistës

Elsa Demo

Sotiri është i vetmi konkurs i fotografisë që ekziston në Shqipëri. U themelua në 2007 në Korçë dhe mban emrin e Kristaq Sotirit, fotografi më përfaqësues i viteve tridhjetë i Shqipërisë toske. Eleni Laperi, artistja dhe drejtuesja e Shoqatës Lindart, është njeriu që e ngriti në këmbë një aktivitet të tillë kur Ministria e Kulturës sapo kishte mbyllur Marubin në Galerinë Kombëtare të Arteve me pretekstin fotografia është kudo, sna duhen konkurse.

Sotiri mbahet çdo qershor në galerinë Guri Madhi në Korçë. Bashkia e qytetit e ka mbështetur rregullisht aktivitetin. 500 mijë lekë jep ajo Sotirin. Dhe Sotiri ia ka dalë të bëhet me kaq pak, të sjellë në Shqipëri artistë profesionistë të rinj nga e gjithë bota, të cilët prezantojnë jo vetëm influencat e shkollave përkatëse bashkëkohore, po edhe dëshmi në imazhe të zhvillimit sot të fotografisë në vendet e tyre.

Edicioni V i Sotirit bën një përjashtim. Do të jetë mbarëkombëtar. Lindart sapo e ka shpallur të hapur konkursin dhe fton fotografët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Ermal Koçi (34) është kurator i këtij viti. Me përvojë dhjetëvjeçare në fushën e fotografisë për media dhe si skenograf në televizion, Ermali, në kuadër të jubileut të madh, ofron për temë pavarësinë. Ai sugjeron një rishikim në të sotmen të ideve të Sami Frashërit në veprën Shqipëri çka qenë, çështë edhe çdo të bëhet. Përurimi i ekspozitës është programuar më 5 tetor në galerinë Guri Madhi në Korçë.

Prisnim edicionin e radhës të Sotirit, por na thoni se axhenda ndërron. Çfarë e përcaktoi këtë ndryshim?

Këtë vit, konkursi Sotiri do ketë një temë pak të veçantë. Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë u mendua që edhe ky aktivitet ti dedikohet krejtësisht autorëve shqiptarë, temës shqiptare. Kjo nuk do të thotë që ndryshon mënyra e organizimit, apo të qenit konkurs; thjesht këtë vit konkursi zhvillohet brenda kornizës kombëtare. Janë thirrur vetëm fotografë shqiptarë nga të gjitha trojet ku ata banojnë, duke u dhënë mundësi të konkurrojnë me njëri-tjetrin për një temë që lidhet me të kaluarën, të tashmen e të ardhmen e tyre. Ndoshta do ishte interesante të shihnim se si e përjeton një i huaj pavarësinë e Shqipërisë, po kësaj here do tua lëmë në dorë pasardhësve të Samiut të përkthejnë në imazhe fotografike Shqipëria çka qenë, çështë dhe çdo të jetë.

Cila është kjo temë?

Tema është marrë nga vepra e Sami Frashërit Shqipëria çka qënë, çështë e çdo të bëhet. Me këtë kërkesë mendojmë të ndërtojmë një ekspozitë që do të pasqyronte çfarë është në thelb Pavarësia; çfarë ka të veçantë Shqipëria, çfarë duhet të na bëjë krenarë ndryshe nga të tjerët; a është koncepti i Pavarësisë akoma i njëjtë sot; si ka qenë në 1912? Koncepti i Pavarësisë është një koncept tepër kompleks, që ka të bëjë me dëshirën dhe nevojën e një populli për të qenë i vetëqeverisur. Nisur nga nevojat bazë, si ajo e kërkimit të një jete normale e deri tek ato më të sofistikuara si shprehja e vlerave me anë të gjuhës, artit dhe kulturës, e bëjnë secilin popull të veçantë, e bëjnë më të lehtë dallimin midis popujve.

Qëllimi i kësaj ekspozite është të tregojë me anë të imazheve të vjetra dhe të reja, se si secili prej nesh e sheh Pavarësinë. Duke u larguar nga klishetë e simboleve, heronjve dhe baladave, çdo artisti i kërkohet të reflektojë për vlerat, pasurinë, kompleksitetin dhe kontradiktat, që çdonjëri prej nesh provon ndaj faktit të të qenit shqiptar. Perspektiva e veçantë e prezantimit me anë të fotografive të Pavarësisë së Shqipërisë nga secili artist, e fton publikun të mendojë mbi atë që na bën të ndryshëm, dhe e shtyn të meditojë se çfarë i ofrojmë pjesës tjetër të botës duke qenë të pavarur, duke qenë shqiptarë.

Sotiri që gjithnjë ka tentuar prurje me kërkesa të larta të artit të fotografisë, mos po kushtëzohet konkursi duke e vendosur në një kuadër jubileu të historisë?

Dimensioni historik duhet të vijë sipas konceptimit të secilit autor. Historia nuk hyn tek shkencat e sakta, për më tepër në Shqipëri akoma nuk e kemi ndarë mendjen çdo të  bëjmë me historinë ndaj ne nuk pretendojmë që autorët ta sjellin historinë me fotografi. Përfitojmë nga 100-vjetori i Pavarësisë për ti treguar vetes dhe të tjerëve me anë të imazheve fotografike si dhe pse e përcaktojnë autorët shqiptarë bashkëkohorë atë që është e veçantë, atë çfarë kemi arritur në këtë shekull pavarësi dhe idenë e tyre mbi të ardhmen tonë. Jubileu nuk e kushtëzon natyrën e konkursit, sepse gjithnjë vlerësohet cilësia dhe tendencat e reja në konceptimin dhe pasqyrimin e idesë.

Sotiri në vetvete është konkurs i fushës së artit pamor. Artistëve u është lënë dorë e lirë në përdorimin e imazheve, të reja apo të vjetra. Po duke qenë se tema shpesh mund të krijonte keqkuptime, u është kërkuar artistëve të anashkalojnë trajtimin e saj thjesht si një ditë feste.

Mirë Ministria, po Bashkia e Korçës ju mbështet këtë vit?

Fatmirësisht ky konkurs ka patur mbështetjen e Bashkisë së Korçës, falë dashamirësisë për zhvillimin e kulturës së kësaj treve nga ana e kryetarit të kësaj bashkie. Gjithashtu ky konkurs ka patur mbështetjen e privatëve dhe të institucioneve të huaja, si Ambasada Franceze në Tiranë, Pro Helvetia, etj.. Me sa di unë, fatkeqësisht ka munguar interesi nga ana e Ministrisë së Kulturës, megjithëse të katër edicionet e mëparshme kanë qenë të nivelit ndërkombëtar, dhe në një vend europian kur një aktivitet i tillë arrin të mbijetojë në tri edicione, hyn në axhendën e mbështetjes nga ana e shtetit.

Në katër edicionet Sotiri i ka kushtuar vëmendje zhvillimit të fotografisë në qytetin e Korçës në veçanti, në Shqipëri e Ballkan. Gjithashtu është parë se si është pasqyruar historia, kultura dhe zhvillimi shoqëror e politik nëpërmjet fotografisë, duke ftuar shkrimtarë, politikanë e artistë të njohur. Fatkeqësisht te ne fotografia nuk ka zënë ende vendin që i takon, as nga ana e institucioneve të kulturës, as nga ana e Ministrisë së Kulturës. Desha të them se nuk ka intere

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›