Pranga maqedonasit, tentoi të vriste shkodranin

Arrestohet nga policia, foto arkiv
Policia e Shkodrës ka arrestua një maqedonas, pasi ky i fundit që tentoi të vriste një shkodran. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se është arrestuar shtetasi Elfat Saliu, 19 vjeç, lindur në Tetovë të Maqedonisë dhe banues në qytetin e Shkodrës.
Mësohet së 19-vjeçari maqedonas pak para mesnatës së djeshme pas një grindje për motive të dobëta, me shtetasin F. M., 28 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit me armë zjarri automatik, duke tentuar ta vrasë.
Ndërkohë, 28-vjecari nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
U kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ku u bllokua një armë zjarri automatik mod.56.kal, me një krehër me 25 fishekë. Materialet, në ngarkim të të arrestuarit, i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale vrasje e kryer me dashje e mbetur tentative dhe armëmbajtje pa leje. /Anila Dushi/