Pavarësia nga Britania, nisin bisedimet për referendumin në Skoci
Skocia po kërkon mbajtjen e një referendumi për ndarjen nga Britania e Madhe. Tashmë kërkesa është bërë dhe do të mbahen takime në nivele të larta politike për të përcaktuar mënyrë dhe kohën e mbajtjes së referendumit. Këtë javë kryeministri i britanisë DAvid Kamerun do të takohet me Alex Salmond, Ministër i Parë i Skocisë.
Sekretari i Skocisë, Michael Moore kërkon që ky referendum të mbahet para vjeshtës së vitit 2014, përcaktim të cilën e ka bërë qeveria e Skocisë.
Bashkimi politik i Skocisë me Angli ka ndodhur në vitin 1707 kur u ratifikua Akti i Bashkimit i vitit 1706.
Sipas përllogaritjeve besohet se rreth 32-38% e qytetarëve të Skocisë mbështesin pavarësinë. Një sondazh i mbajtur në prill të vitit 2011 tregonte se mbështetja ishte edhe më e vogël, rreth 28%.
Por referendumi nuk është se do të përcaktojë gjithçka, kjo pasi parlamenti skocez nuk e ka autoritetin për të deklaruar pavarësinë. Vota Po në shumicë do të thotë nisjen e diskutimeve me Mbretërinë e Bashkuar.