E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Kosovë- Serbi, Kuper në Prishtinë

Bisedimet Kosovë-Serbi sjellin sërisht në Kosovë ndërmjetësin e Bashkimit Evropian Robert Kuper. Maja Kocijanqiq, zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane, Kethrin Eshton, e konfirmoi këtë lajm ndërsa theksoi se Kuper do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Po, ai do të qëndrojë atje për të përgatitur raundin e ardhshëm të dialogut, tha më tej ajo.

Ndërkaq, insistimet për një dialog mes palëve kanë qënë të vazhdueshme nga ana e Kuper, i cili për javë të tëra, ka mbajtur kontaktet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme rreth bashkëpunimit rajonal.

Beogradi zyrtar vazhdon të insistojë që Kosova të përfaqësohet nën rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, ndërsa autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin si shtet i pavarur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›