Ambasada Amerikane dhuron gjak

Mungesa e gjakut në Shqipëri sensibilizon ambasadën Amerikane. Stafi i përfaqësisë diplomatike më të rëndësishme në vend i është përgjigjur thirrjve sensibilizuese të institucioneve duke dhuruar elementin më të rëndësishëm të jetës i cili i vihet në dispozicion Bankës së Gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq.
“Jemi të lumtur për këtë nismë.Është një privilegj për stafin e Ambasadës të dhuroj gjak. Dhurimi i Gjakut është i rëndësishëm pasi të dhurosh gjak do të thotë të dhurosh jetë. Jemi të kënaqur që Kryqi i Kuq dhe Banka e Gjakut na ofruan mundësinë për të realizuar këtë mision” ka theksuar mjeku David Stallings.
Ambasada amerikane e ka kthyer tashmë në një traditë të përhershme dhurimin e gjakut. Stafi i ambasadës dhuron gjak një herë në 6 muaj.