Librazhd, vetëvaret 16-vjeçari
Një adoleshent i ka dhënë fund jetës vetëm pak minuta më parë në qarkun e Elbasanit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Librazhd- Katund, të Librazhdit , ku 16 vjecari me iniciale F.M i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
I mituri është gjetur i varur në një kasolle, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar në ndërmarjen e këtij akti.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Në 12 ditët e 2012-tës ky është rasti i katërt i vetëvrasjeve për qarkun e Elbasanit.