E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavicevic në Prishtinë: Nuk e kemi njohur Kosovën

 Në Prishtinë ka arritur zyrtari i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë, Dejan Pavicevic, i cili zyrtarisht fillon punën e tij, ndërkaq po sot është vendosur zyra ndërlidhëse në Beograd të cilën do ta udhëheqë Lulzim Peci.
Me të arritur në Prishtinë Pavicevic tha se është i pranishëm këtu për të lehtësuar komunikimin mes dy vendeve, duke respektuar kështu marrëveshjen që është arritur në Bruksel.

Ai ka thënë se nuk është këtu me një mision diplomatik, por vetëm si zyrtar ndërlidhës, duke respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi nevojë për një normalizim raportesh midis serbëve dhe shqiptarëve. Ne kishim dallimet tona, ne kishim problemet tona, ne ende kemi disa mosmarrëveshje, por si njerëz ne kemi nevojë të komunikojmë. Ne nuk e kemi njohur Kosovën, e kam thënë qindra herë dhe do e them gjithmonë. Unë nuk jam ambasador, jam një zyrtar ndërlidhës që ndihmon vetëm një proces komunikimi mes njerëzve. Jam këtu për të zbatuar marrëveshjen për normalizim. Sot nuk kam ndonjë përshtypje të veçantë”, citohet të ketë thënë Pavicevic./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›