E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavijoni shqiptar i Calduras

Kuratori italian i pavijonit shqiptar ne Bienalen e Venecias deshiron nje ekspozite qe e shfaq Shqiperine ashtu sic eshte nje vend kontradiktash dhe ne transformim te thelle.


Jo me artiste 50 apo 60 vjecare as shqiptare te famshem nga bota. Po te rinj qe do ti pergjigjeshin konceptit te Bienales ILLUMInations


Pavijonin shqiptar te artit pamor ne Bienalen e Venecias edhe kesaj radhe e koncepton nje kurator i huaj. shte Riccardo Caldura nga Italia. Ka ardhur ne Shqiperi i ftuar nga Galeria Kombetare e Arteve per te filluar nga puna.


Fillimisht duhet te takohet me ata artiste qe njeh te vizitoje studiot e atyre qe nuk i njeh te zbuloje selektoje derisa te zgjedhe perfundimisht ate informacion artistik qe do te zere vend ne pavijonin shqiptar ne Bienalen e 54 te Venecias qershor-nentor 2011.


Gjate ketij procesi Caldura mban parasysh disa kritere. E reja eshte nje kriter qofte per vepren e artit qofte per moshen e krijuesit.


Artistet duhet te jene nen te moshen 50 vjec dhe vepra e tyre te jete shprehje e nje kerkimi artistik ne mjedisin shqiptar dhe pertej ketij mjedisi. Sipas Calduras kjo do te jepte mundesine e vezhgimit te realitetit artistik shqiptar nga brenda dhe nga jashte.


Zgjedhja e kuratorit italian duhet ti pergjigjet temes Bienales ILLUMInations.
Caldura do preferonte qe punet e pavijonit te hidhnin drite mbi problematikat e realitetit te sotem.
Kuratori italiane i ka te qarta idete dhe e di nga do ta nise punen. Ka kontakte me artistet shqiptare brenda dhe jashte vendit. E njeh realitetin artistik sepse ka dy pervoja ne Shqiperi ne jurine e Onufrit 2007 dhe me kurimin e Onufri 2008.


Po kete vit ne Itali ka ndihmuar ne organizimin e dy ekspozitave dhe ne kurimin e tyre te Nuk ka si shtepia/There is no place like home ne Galerine Contemporanea dhe te ekspozita fotografike Atelier Albania ne Centro Candiani Mestre 2007. Riccardo Caldura mban titullin e docentit te fenomenologjise se artit dhe te profesorit te Akademise se Arteve te Bukura te Venecias


Ne nje interviste per Shekullin jep detaje te pergatitjes se pavijonit shqiptar.


Z. Caldura ku eshte perqendruar kerkimi juaj per zgjedhjen e pjesemarresve shqiptare ne Bienalen e Venecias


Do te tentojme te ngreme nje ekspozite te realitetit bashkekohor shqiptar te artisteve qe jetojne dhe punojne ne Tirane dhe ata qe punojne ndermjet Shqiperise dhe Evropes. shte me interes te kuptohet kjo marredhenie midis artit qe krijohet brenda dhe jashte kufijve. Duam te reflektohet ky realitet i dyfishte qe eshte karakteristike e artit bashkekohor shqiptar pas shembullit te treshes se njohur Anri Sala Adrian Paci Sislej Xhafa.


Ne po studiojme realitetin artistik te brezit tjeter qe vijne pas tyre dhe ne nje tjeter kendveshtrim. Ata jane artiste te njohur ne bote por e kane lene Shqiperine. Tani kemi nje realitet tjeter ka artiste qe provojne te jetojne dhe te krijojne ne Shqiperi jane ne korrent te zhvillimeve te artit bashkekohor shqiptar dhe te tjere qe jetojne dhe krijojne ndermjet Milanos Berlinit Londres dhe Tiranes.


A keni deri tani ndonje ide koncept per zgjedhjet e puneve

Nje teme qe me terheq eshte kontradikta midis imagjinates dhe realitetit dukjes dhe thelbit siperfaqesores dhe asaj qe fshihet nen te. Me pelqen te punoj me artiste qe luajne me kete koncept te dyfishte te marredhenies se imagjinares dhe realitetit per te treguar fytyren e vertete te gjerave.


Ky koncept nuk duket i huaj...


Jam paksa i ndikuar nga pervoja e Onufri 2008 edicioni qe une kam kuruar. Ai titullohej A e dini vendin ku lulezojne paradokset me dukej nje titull terheqes per ate realitet artistik. Ne nje fare menyre ky koncept reflektohet deri diku ne projektin qe po pergatisim. Shqiperia eshte nje vend kontradiktash ne nje faze ndryshimi dhe transformimi te thelle. 15 dite me pare kini shqetesuar te gjithe Evropen.


Jeni afer jeni duke hedhur nje hap drejt integrimit dhe te gjitha keto ane te realitetit shqiptar duhet te shfaqen. Ne kete moment Shqiperia eshte nje nga vendet me interesante per problematikat qe ka. Le te shpresojme qe Bienalja te na ofroje mundesine per ti nxjerre ne pah keto problematika. Arti ndihmon me shume per ta kuptuar kete realitet.


A kemi deri tani nje teme te Bienales


Tema eshte ILLUMInations nje loje fjalesh. Rrenja e pare do te thote te ndricosh te hedhesh drite qe shpjegon rolin e artit. Por qe arti te iluminoje konceptin e kombit kjo nuk me bind. Nuk jemi ne shekullin XIX. Evropa tani tenton ti shuaje dallimet mes kombeve.


Ndoshta zberthehet ne nje tjeter forme qe arti ndricon problematikat e kombeve.
Me duket interesante qe titulli nxit problematiken qe na kthen te koncepti i pavijonit shqiptar.


Ka ndonje kriter tjeter qe ju do ta mbani parasysh ne ngritjen e ketij pavijoni

Ka edhe nje kriter te trete por nuk eshte artistik. Ka te beje me subjektet ekonomike. Nje projekt kulturor duhet te jete nje moment ku ndertohen edhe marredhenie me strukturat ekonomike. E kam fjalen per mundesine per te pasur subjekte qe sponsorizojne kulturen ato subjekte qe kane interes te punojne ne Shqiperi dhe nepermjet nje projekti kulturor mund te sigurojne vizibilitetin. E di qe ky diskutim duket cinik dhe sikur nuk ka te beje me kulturen.


Por nuk eshte keshtu. Ne zhvillimin e nje vendi ndikojne njekohesisht zhvillimi ekonomik dhe kulturor. Do te ishte bukur qe me hapjen e pavijonit te mund te ndertohej nje lidhje edhe nepermjet subjekteve qe kane interesa ekonomike per te punuar ne Shqiperi per tu bere te njohur nepermjet nje projekti kulturor shqiptar.


Pra ju synoni te zgjidhni kryesisht te rinj...


Po i kushtoj me teper vemendje puneve te artisteve qe jane ne gjysme te karrieres dhe qe kane nje vazhdimesi ne krijimtarine e tyre. Nuk ka rendesi nese kjo krijimtari ka nisur dhe eshte zhvilluar ketu apo ne ndonje vend te Evropes.


Nuk do te punoj me artiste 50-60-vjecare. Nuk kam dyshim qe mund te kete te shkelqyer dhe do te ishte nje mundesi e mire bashkepunimi por rasti i kesaj ekspozite nderkombetare ka per qellim te favorizoje ata qe mund te jene protagonistet e rinj te skenes artistike.


Ne kete kuptim do te favorizohet gjenerata e re. Risku i te punuarit me te rinj eshte mosvazhdimesia ne krijimtarine e tyre. Por do te favorizohen ata qe kane nje vazhdimesi dhe nje ecuri ne kerkimin e tyre artistik.

Fatura e pjesemarrjes 80 mije euro

Kostoja e hapjes se pavijonit shqiptar ne Bienalen e Venecias eshte 80 mije euro. Kete te dhene e jep komisioneri Parid Teferici qe merret me pjesen administrative te pavijonit. Nje pjese financohet nga shteti shumica duhet te gjendet.


Ministria ka dhene nje shtyse fillestare ka premtuar rreth 20 deri ne 25 milione leke. Nje tjeter mundesi eshte menduar vjelja e nje fondi nga Keshilli i Ministrave. Te tjerat mendohet te gjenden nepermjet kompanive te medha private.


Kostoja me e madhe e gjithe fatures i adresohet hapesires vendit ku do te ngrihet pavijoni. Teferici shpjegon se po shqyrtohen disa mundesi nje vend qendror i vogel dhe i kushtueshem i rrahur nga turistet apo nje vend periferik i lire me nje hapesire te madhe jashte vemendjes. Per komisionerin zgjedhja e pare eshte optimalja.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›