E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet marshojne paqesisht

Partia Socialiste mbyll demonstraten e trete ne menyre paqesore e pa asnje incident. Bllokohen per disa ore rruget e kryeqytetit. Demonstrata mbyllet tek Zogu i Zi.


TIRAN - Partia Socialiste ka zhvilluar dje demonstraten e trete per largimin e qeverise Berisha. Ndryshe nga dy demonstratat e para itinerari i zbarkimit te pjesemarresve nuk ishte ne bulevardin Deshmoret e Kombit por drejt Zogut te Zi. Grupe protestuesish te ndare ne pika te ndryshme te Tiranes u mblodhen rreth ores 1230 per tiu drejtuar qendres se Tiranes prapa Muzeut Kombetar.


Nje pjese e protestuesve u grumbullua tek sheshi i 21 Dhjetori me pas kaloi tek Rruga e Kavajes me pas tek sheshi Skenderbej per te perfunduar prapa muzeut. Nje tjeter grup u nis nga Pallati me Shigjeta kaloi djathtas ne unaze me pas tek Vasil Shanto duke vijuar tek ura e re e Lanes dhe ndaluan perbri Partise Socialiste. Demonstrues te tjere u nisen nga sheshi te stadiumi Dinamo per te levizur ne drejtim te ambulances me pas dolen ne unaze kaluan tek ura e re e Lanes me pas tek PS.


Nje tjeter grup u nis nga Stacioni i Trenit dhe ecen tek Rruga e Barrikadave ku me pas u bashkuan me protestuesit e tjere tek pallatet nentekateshe. Protestues u nisen nga farmacia Nr. 10 kaluan tek Medreseja dhe iu drejtuan qendres. Nje tjeter pike ishte dhe kendi i lojerave tek Rruga e Elbasanit demonstruesit qe ishin mbledhur aty kaluan para Parlamentit deri prapa Teatrit te Operes dhe Baletit. Nje tjeter grup u nis nga rruga Myslym Shyri dhe iu drejtua PS-se.


Rreth ores 1400 grupet e ndryshme ishin mbledhur ne dy pika te vecanta per te nisur dhe marshimin final.


Demonstruesit e mbledhur nga farmacia nr. 10 Stacioni i Trenit dhe Rruga e Elbasanit u mblodhen tek kryqezimi i Nentekatesheve. Pjesemarresit e tjere u bashkuan tek Partia Socialiste ku edhe kreu i Opozites se Bashkuar Edi Rama iu bashkua demonstruesve. Te gjithe protestuesit vijuan ti drejtoheshin hyrjes se Rruges se Durresit. Ne kryqezim u bashkuan te gjithe protestuesit te udhehequr nga kryetari i Partise Socialiste si dhe deputete te Qarkut te Tiranes e Durresit.


Gjate gjithe rrugetimit te tyre demonstruesit kane leshuar thirrje per largimin e qeverise zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme dhe dorezimin e gjashte gardisteve ne Prokurori. Krahas thirrjeve pjesemarresit ne kete marshim ishin pajisur me pankarta ne te cilat shkruhej Sali largohu Sali dorezo bllokun Mos prek Prokurorine Kusaret perpara drejtesise Sali dorezo vrasesit Kush urdheroi vrasjet Berisha vret Ndal varferise etj.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama iu bashkua turmes tek Partia Socialiste per ta udhehequr ate deri tek Zogu i Zi.


Per shkak te kercenimeve te ardhura ne adrese te tij truprojat e kryesocialistit ishin shtuar. Tete anetare te Gardes se Republikes i qendronin afer kryetarit te Partise Socialiste per te shmangur cdo incident te mundshem. Demonstruesit marshuan drejt Zogut te Zi te udhehequr dhe nga deputetet e zones se tyre.


Ne oren 1445 demonstrata e opozites mbaroi. Kryesocialisti qendroi ne dalje te Rruges se Durresit ku pershendeti qytetaret dhe u largua me pas ne kembe drejt rruges Mine Peza ku ishte e parkuar eskorta e tij. Demonstrata e trete e socialisteve ne Tirane u mbyll pa shenuar asnje incident apo perplasje me kalimtare te rastit.

Vlore kerkohen zgjedhje te parakohshme


Protesta e djeshme ne Vlore ka kaluar paqesisht dhe pa asnje incident. Njerezit jane mbledhur fillimisht prane universitetit per tu bashkuar me pas ne pjesen e rruges para Pallatit te Sportit.


Deputete te Vlores Eltar Deda Luiza Xhuvani Fatmir Toci si dhe deputete te qarqeve fqinje jane rreshtuar ne radhet e para te protestes ku se bashku me ta kane qene edhe deputetet Gramoz Ruci Arta Dade Ermelinda Meksi Erjon Brace Ethem Ruka etj. Protestes i ka paraprire nje grup te rinjsh qe mbanin ne dore nje shirit te kuq ku shkruhej zgjedhje te parakohshme. Protestuesit kane vijuar ne kembe te ecin pergjate rruges kryesore. Ata jane ndalur paksa ne sheshin e Flamurit ku kane vijuar me hedhjen e parullave.


Prane ish-fabrikes se tullave marshimi eshte ndaluar. Te rinj vullnetare kane qene pjese e forcave te sigurise vendosur nga opozita te cilet dalloheshin nga shiritat e kuq te vendosur ne krah dhe jane kujdesur te vezhgojne per cdo element qe do te perbente precedent.


Korce mijera demonstrues kundra qeverise


Protesta ne Korce ka qene nje manifestim i heshtur qe niste nga stadiumi per te mberritur ne kishen ortodokse ne qender te qytetit. Deputeti Pandeli Majko ka qene i pranishem bashke me socialiste te disa qarqeve ne manifestimin e Korces. Manifestuesit jane udhehequr gjithashtu nga deputetet Ben Blushi Olta Xhacka Mimi Kodheli etj.


Kerkesa e tyre ka qene largimi i qeverise. Turma ka marshuar pergjate bulevardit ka kaluar tek teatri ne shesh dhe prane stadiumit ku eshte bere permbyllja. Per ruajtjen e sigurise ka pasur 200 police nga 4 komisariate. Ne rreshtin e pare te parakalimit ne Korce kane qene deputete te Elbasanit dhe drejtues te bashkive.


Veriu kerkon largimin e Berishes ne Lezhe


Grumbullimi eshte bere ne afersi te varrezave te deshmoreve ne lagjen Gurra. Me pas ka vijuar duke pershkruar bulevardin Gjergj Fishta ndersa ndalesa ka qene bulevardi Gjergj Kastrioti. Deputetet Gjovalin Kadeli Gjok Jaku si dhe Ilir Beqja kane qene nder drejtuesit e demonstrates bashke me kryetaret socialiste neper rrethe. Pavaresisht se u fol per trazira e probleme ne Lezhe demonstrata vijoi e qete.


Edi Rama Nuk terhiqemi

Menjehere pas mbajtjes se protestave ne kater qytete Tirane Korce Lezhe dhe Vlore kreu i PS-se Edi Rama deklaroi se ne keto kushte nuk mund te kete zgjedhje te reja Ne keto kushte nuk mund te behen zgjedhje pasi jo vetem qe te gjitha hallkat e procesit elektoral tashme jane deshmuar te mangeta saqe deformojne rezultatin por jane shtuar edhe te tjera probleme te renda. Rama konfirmoi bindjen e opozites per te mos u zmbrapsur nga aksioni i saj politik ndersa falenderoi te gjithe qytetaret qe u dynden sot ne sheshet e Shqiperise.


Ky pushtet - tha Rama - mban mbi supe barren e rende te vrasjes se 3 demonstruesve te pafajshem pa harruar videohajnine qe mbetet ende nje enigme ne raport me vendosjen e drejtesise. Kryesocialisti shtoi se ka qene dhe mbetet i gatshem per dialog politik.


Ne fjalen e tij lideri opozitar siguroi perkrahesit se protestat do te vazhdojne Opozita eshte e vednosur ta luftoje kete regjim qe sillet si pushtues. I pyetur nga gazetaret nese do te ishte gati per nje takim me kryeministrin Rama u pergjigj Ska dyshim takim per takim dhe muhabet per muhabet me Saliun nuk mund te kete.


Servet Pellumbi


Protesten e organizuar nga opozita e ka mbeshtetur edhe profesori i socialisteve Servet Pellumbi. Ish-kreu i Parlamentit ka qene i pranishem tek Stadiumi Dinamo ku ka qene edhe pike grumbullimi i socialisteve per njesine numer pese e cila drejtohej nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe nga kryetarja e kesaj njesie Jeta Seitaj.

Edhe pse eshte nje nga figurat me te rendesishme te PS-se profesori preferoi qe ta ndiqte protesten me qytetaret e tjere te cilet marshuan drejt Bulevardit Bajram Curri per tu bashkuar me pjesen tjeter te turmes. Tek selia e PS-se kreu socialist iu bashkengjit protestuesve per te vijuar me tej marshimin drejt Zogut te Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›