E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre te pandehurit e Gerdecit kerkojne lirine Gjyqtari largon nga salla avokatin e Delijorgjit

TIRAN - Ne kohen kur te paraqiteshin kerkesat e tre te arrestuarve qe ndodhen ne paraburgim Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci per lirimin nga qelia pas vendimit te Gjykates se Larte qe liroi te pandehurin Dritan Minxholli seanca e 109 gjyqesore u shty.


Shkak per shtyrje u be debati mes kryesuesit te treshes gjykuese gjyqtarit Ridvan Hado dhe mbrojtesit ligjor te te pandehurit Mihal Delijorgji avokat Gezim Veleshnja. Debat ky qe u finalizua me largimin nga salla te avokatit Veleshnja nga gjyqtari Hado per prishje te rendit dhe qetesise ne sallen e gjyqit pasi kerkoi me ngulm te fliste dhe te paraqiste nje kerkese.


Gjyqtari Hado nuk pranoi ti jepte fjalen avokatit Veleshnja ne momentin qe ai e kerkonte pasi ne sallen e gjyqit po fliste avokati i te pandehurit Luan Hoxha.


Do te jap fjalen dhe do te paraqese kerkesen qe paske por prit radhen se po flasin avokatet e tjere. Sapo te mbarojne ata do te flisni ju-iu drejtua gjyqtari Hado avokatit Veleshnja qe per te disaten here kerkoi fjalen per te parashtruar kerkesen per lirimin nga qelia te te pandehurit Mihal Delijorgji.


Por avokati Veleshnja i irrituar me mos perfilljen e kerkeses se tij vendosi te flas pa leje cka irritoi gjyqtarin Hado i cili kerkoi te dilte nga salla e gjyqit pas debateve mes tyre ne lidhje me menyren e menaxhimit dhe moderimit te seances gjyqesore.


Pas largimit nga salla te avokatit Veleshnja treshja gjykuese vendosi te nderpres seancen gjyqesore per te vazhduar diten e hene 7 shkurt ora 900. Nderkaq mesditen e se enjtes ishin avokatet mbrojtes te te pandehurve Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci qe depozituan prane sekretarise se kesaj gjykate kerkesen per ndryshimin e mases se sigurise te klienteve te tyre.


Kjo kerkese erdhi nje dite pasi Kolegji Penal i Gjykates se Larte me relator gjyqtarin Andi eliku vendosi zevendesimin e mases se sigurise nga arresti me burg ne arrest shtepie per te pandehurin Dritan Minxholli.


Lirimi i ketij te fundit erdhi pasi sipas perllogaritjes se afateve te paraburgimit kane mbaruar afatet 12 mujore te qendrimit te tyre ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg.


Sipas arsyetimit te Gjykates se Larte numerimi i diteve te paraburgimit ka filluar qe nga momenti i mbylljes se hetimeve nga Prokuroria dhe dorezimi i saj prane Gjykates se Larte per gjykim ne mars te 2009-es. Por per shkak te imunitetit i pandehuri Fatmir Mediu nuk u gjykua duke pezulluar dosjen ndaj tij dhe me pas dosja penale me 28 te pandehurit u dergua prane Gjykates se Shkalles se Pare.


Prane kesaj gjykate dosja ka shkuar ne qershor te 2009-es cka sipas arsyetimit te treshes qe po gjykon dosjen numerimi i diteve te paraburgimit ka filluar qe nga ky moment. Por Gjykata e Larte e ka hedhur poshte kete pretendim duke i numeruar afatet e paraburgimit qe ne mars te 2009-es cka sipas ketyre perllogaritjeve Minxholli Delijorgji Pinari dhe Ngjeci duheshin liruar ketu e 90 dite me para.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›