E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavioni i djegieve pas 50 vjetesh aparatura te reja

Pas një periudhe dhjetra vjeçare pavioni i djegieve plastike në QSUT, pas pak javësh do të ndryshojë totalisht pamje. Me aparatura e salla të reja operacioni dhe ambjente totalisht të rikonstruktuara falë një granti të Komunitetit Europian prej 950 milion euro. Garancia për shërbime më të sigurat dhe me shkallë saktësie shumë të lartë vjen nga, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Shefi i këtij shërbimi, Gjergj Belba gjatë inspektimeve të punimeve në këtë pavion.

“Është i pari projekt që ne arrijmë ta realizojmë në mënyrë shumë të suksesshme me mbështetjen e një granti nga Komisioni Europian. Është në nivelin e një blloku ndërhyrjesh jo vetëm operatore por të të gjithë teknologjisë më të lartë që e vë këtë shërbim në parametra tërësisht bashkëkohorë, lidhur me sigurinë e jashtëzakonshme ndaj infeksioneve shoqëruese që është një nga problemet e mëdha në problematikat e djegie-plastikës. Njëkohësisht edhe i gjithë sistemi i furnizimit me gazra mjekësor dhe sistemi i kondicionimit dhe i sterilizimit është i standardit europian”, tha Vasili.

“Në thelb do të thotë që ne do t’u shërbejmë pacientëve të djegur rëndë, me rezultate bashkëkohore, do të thotë të shpëtojmë 50 % të sipërfaqjes së djegur, të ulim mortalitetin dhe njëkohësisht të kryejmë operacione plastike të nivelit më të lartë europian”, tha Belba.

Këtë të premte drejtoria e QSUT njoftoi së pranë spitalit të ri, që pritet të inagurohet së shpejti mbriti dhe aparatura e rezonancës, e dyta unike në këtë qendër spitalore.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›