E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet infektive ne Tirane kthehet bruceloza

Raporti i fundit mbi situatën e prekshmërisë nga sëmundjet infektive në 7 muajt e parë të vit, në kryeqytet rendit sëmundjen e brucelozës si më të shpeshtën të pasuar dhe nga shigeloza. Këto sëmundje të konsideruara të heshtura janë rikthyer në vendin tonë dhe sipas shefit të Epidemiologjisë prane Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tiranë, Halil Stana në shifra të larta në këtë 7-mujor mbeten dhe semundjet gastrointensinale, ku raportohen mbi 4500 të prekur. Numri më i madh i tyre është regjistruar në muajin korrik.

”Sëmundjet infektive që dominojnë janë infeksionet respiratore. Ato janë të ndryshme. Kryesisht janë ato që shkaktohen nga virozat, por ka edhe nga mikrobet. Dhe çdo vit ato kanë shifrën më  të lartë të sëmundshmërisë, veçanërisht te fëmijët. Gjatë këtij viti, kemi pasur 10 raste me brucelozë, ndërsa vitin e kaluar kishim 4 raste”, tha Stana.

Megjithatë mjekët sigurojnë se rastet e infeksioneve me prejardhje nga kafshët apo insektet skanë patur lidhje epidemiologjike mes tyre, Pasi  kanë qenë të shkeputura nga njëra - tjetra duke mos rrezikuar kështu përhapjen e epidemive.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›