E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje sulmohen objektet e kultit

Një kishë serbo-ortodokse është sulmuar në Bosnje, ndërkohë që një bombë ka shpërthyer në oborrin e një xhamie, në kohën kur në Hagë po zhvillohej procesi ndaj Ratko Mlladic.

Një granatë u hodh në oborrin e xhamisë së Podvitezit, pranë Sarajevës, duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërsa një ditë më parë, një kishë serbo-ortodokse në Blazuj është sulmuar me grafite në fasadën e saj.

Parullat e shkruara ishin kundër Mlladic dhe përmbanin fraza të tipit “Allahu është më i madhi”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›