Burgjet e shtetit burg - Ekspozite ne Lajpcig per diktaturen ne Shqiperi

DW Zoti Musta cili eshte synimi i hapjes se kesaj ekspozite dhe si erdhi puna qe ajo hapet pikerisht ne Lajpcig
Musta Une prej 10 vjetesh kam ne dispozicion ekspoziten qe e kam bere me forcat e mia Burgjet e shtetit burg ku paraqes mbi 100 e ca foto midis te cilave jane burgjet kampet me pune te detyrueshme dhe personalitete shqiptare te ekzekutuara dhe te vdekura neper burgje ne kohen e diktatures komuniste. Hapja ne Lajpcig Leipzig e ekspozites u be me iniciativen e zonjes Ana Kaminsky e cila vjet erdhi ne Muzeun Historik Kombetar te Tiranes per te pare pavionin e gjenocidit komunist ose te terrorit komunist qe mendojme te ngreme ku une punoja si keshilltar i jashtem. Meqenese ky pavion akoma nuk eshte vene ne funksionim ne Tirane ajo me beri nje propozim dhe me ftoi qe te vija ta hapja ne Gjermani. Dhe keshtu u be une ekspoziten e dergova ne qendren arkivore ne Lajpcig ne drejtimin e zotit Schwabbe u perkthye ne gjermanisht dhe para pak ditesh ne daten 23 maj se bashku me sekretarin e shoqates Musine Kokalari zotin Thoma Note erdhem ne Lajpcig dhe ne daten 25 maj pasi u be nje konference ku folen edhe perfaqesues te shoqatave per krimet e komunizmit ne Poloni Ceki dhe ne Gjermanine Lindore une bera nje panorame te diktatures komuniste ne Shqiperi te cilen e kam vuajtur vete ne kurriz se kam vuajtur 13 vjet burgim ne burgjet me te renda sic ka qene burgu i Burrelit miniera e Spacit e te tjera.
Bildunterschrift Historiani Agim Musta autor i ekspozites
DW Mund te na thoni edhe dicka tjeter per ekspoziten
Musta Ekspozita paraqet fillimisht harten Burgjet e shtetit burg ku ne harten e Shqiperise jane vendosur 100 e ca burgje dhe kampe me pune te detyruar te cilat kane ekzistuar ne kohen e diktatures komuniste kisha te kthyera ne burgje shkolla te kthyera ne burgje shtepi private te kthyera ne burgje etj. Pastaj vjen harta e poligoneve te vdekjes ku ekzekutoheshin gjate kohes se diktatures komuniste grupe masive si ai qe ndodhi me 1951 me rastin e incidentit ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane ku u ekzekutuan 22 veta ne Zallin e Kirit pas kryengritjes se Postribes dhe ne shume vende te tjera. Une kam investiguar dhe kam mbledhur te dhena per ta bere kete harte te poligoneve te vdekjes te vendeve ku jane ekzekutuar.
Pas ketyre dy hartave vjen autobiografia ime dhe 13 librat qe une kam botuar deri sot me motive nga kampet burgjet dhe terrori komunist hartat fotografite e personaliteteve te ashtuquajtur sabotatore qe ekzekutohen si grupi i inxhinjereve ne Maliq personalitete te ekzekutuar dhe te vdekur neper burgje si tre ministat e arsimit Gjergj Kokoshi Xhevat Korca dhe Mirash Ivanaj personalitete te ndryshme te kultures shqiptare dhe fotografi te vendeve te vuajtjeve te denimit dhe te burgjeve te hetuesise.
DW Si ju lindi kjo ide juaja kur vendoset per nje iniciative te tille pervec vuajtjeve personale te cilat sigurisht nuk jane te shlyeshme
Musta Kjo ide mua me ka lindur qysh kur vuaja denimin neper burgjet komuniste se ishim te bindur qe dikur do te vinte koha qe diktatura te permbysej. Si mesues historie qe kam punuar perpara se te futesha ne burg me lindi kersheria qe te bisedoja e investigoja me qindra bashkevuajtesit e mi te merrja vesh se ke kane pasur hetues cfare torturash jane perdorur prej tyre e te tjera. Te gjitha keto une i regjistroja ne mendjen time dhe kur ne Shqiperi u vendos pluralizmi une isha nder inisiatoret kryesore per formimin e Shoqates Kombetare Shqiptare dhe pastaj mu krijua mundesia qe te botoj librin e pare me 1992 Mandelet e Shqiperise dhe keshtu ne vijim duke mbledhur materiale te ndryshme qe ekzistonin ne analet gojore te burgjeve une kam botuar deri me sot 13 libra.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Diskutim per Shqiperine ne Lajpcig
DW Eumlshte padyshim nje numer i madh qe flet per fuqi krijuese. Dicka qe mund te vecohet eshte vemendja qe ka terhequr ekspozita juaj ne Gjermani. Keni marre vleresime nga te pranishmit ne hapjen e ekspozites
Musta Vleresime optimale kane qene per punen time dhe njekohesisht ishte per keqardhje qe personalitete te studimit te diktaturave komuniste ne Gjermani per Shqiperine nuk dinin gje per te mos thene se nuk dinin asgje. U thashe personaliteteve ketu se jam i gatshem te vij per te mbajtur edhe leksione ne lidhje me torturat qe perdoreshin ne Shqiperi qe nga primitivet te kohes se dinastise Ming ne Kine dhe deri ne me modernet me shokun elektrik etj. Po keshtu per personalitetet qe kane vdekur neper burgje si Musine Kokalari Sami Dangellia qe eshte nje vlere kombetare qe ka vuajtur 43 vjet burg. Nuk ka ne asnje vend te Evropes Lindore as ne ish-Bashkimin Sovjetik ku edhe vete atentatorja kunder Leninit Fana Kapllan vuajti 36 vjet kurse ne Shqiperi Sami Dangellia eshte kampion ne gjithe vendet e Lindjes qe vuajti 43 vjet burg dhe vdiq ne burg se do bente akoma.
Shenim Ekspozitapermban fakte fotografi harta dhe te dhena ekskluzive te mbledhura nga autori per terrorin komunist. Zoti Musta i cili eshte edhe autor i 13 librave eshte keshilltar edhe i Muzeut Historik Kombetar te Shqiperise per ngritjen e pavionit te gjenocidit komunist. Arkivi i Levizjes Qytetare ne Lajpcig i cili e mbeshteti hapjen e ekspozites per Shqiperine eshte specializuar per mbledhjen ruajtjen dhe ekspozimin e dokumentacionit te levizjeve opozitare antikomuniste ne vendet e Lindjes. Biseda me zotin Agim Musta u zhvillua ne diten e pare te hapjes se ekspozites shqiptare ne Lajpcig e cila pas 21 ditesh do te shkoje edhe ne qytete te tjera te Gjermanise.
Intervistoi Auron Dodi
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi