Pazari politik

Ish-Deputeti i Partisë Reformiste Ora, Nazim Jashari, është i dëshpëruar që partia e tij u shua pa u përfillur as kriteret demokratike nga dy bashkëpartiakët e tij, kryetarja Teuta Sahatqija dhe nënkryetari Gazmend Muhaxhiri, të cilët, sipas tij, e bënë këtë për të realizuar ambiciet e tyre ndoshta jo krejtësisht politike.
“Ma mirë të kishte vdekur vetë, se me vra me dorën tonë”, shprehet Jashari, i cili ka qenë edhe sekretar i ORA’s.
Javën e kaluar, partia e themeluar nga Veton Surroi është shkrirë në Lidhjen Demokratike të Kosovës pas dështimit të dytë në zgjedhje. Projekti Ora ka filluar me ambicie të mëdha në vitin 2004, kur arriti të marrë 43 mijë vota dhe të futet në Parlament me shtatë deputetë. Tatëpjeta filloi në zgjedhjet e radhës nacionale, më 2007, kur dështoi të kalojë pragun zgjedhor, sepse tuboi 20 mijë vota më pak se tri vjet më herët.
Kulmi i mossuksesit ishin zgjedhjet e fundit lokale. Nën drejtimin e Teuta Sahatqisë, ORA humbi edhe 13 mijë votues tjerë.
Këtu nisë koketimi i Sahatqisë dhe Muhaxherit me përfaqësues të partive tjera, megjithëse edhe me herët ka pasur ide për ndryshime.
Tri parti ju turrën Orës. LDK, AAK por edhe PSD’ja e Agim Çekut.
Nazim Jashari beson se vendimi për shkrirje në LDK është marrë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në nëntor të vitit të kaluar, sepse dështimi në zgjedhje, sipas tij, ka qenë i parashikuar për shkak të mungesës së energjisë, reformave, etj, në ORA. “Për këtë arsye AAK kurrë nuk ka qenë opsion”, thotë Jashari.
Sipas tij, jo vetëm Sahatqija, por edhe Gazmend Muhaxhiri ka qenë promotor i procesit të lëvizjes së ORA’s drejt LDK’së, pavarësisht se ai ka deklaruar se ka qenë i interesuar për shkrirje në një subjekt tjetër politik. “Ka qenë jetësisht i angazhuar për bashkëngjitje me LDK’në”.
Jashari jep versionin e vet se përse ata u përcaktuan për LDK’në e jo për AAK’në.
“Që të dy kanë qenë me origjinë nga LDK-ja ose së paku votues të LDK’së nëse nuk kanë qenë të strukturuar”.
Në partinë e re, për Sahatqinë parashikohet një karrige në kryesinë e LDK’së, kurse për Muhaxhirin, posti i kryetarit të degës së LDK’së në Pejë. “Nuk i përjashtoj edhe pazaret tjera. Ka spekulime edhe për poste ambasadorësh’, thotë ai.
Jashari tregon se negociatori kryesor në emër të LDK’së gjatë tërë kohës ka qenë Isa Mustafa, kryetar i Prishtinës. Por, ai thotë se në katër raste, në negociata me Teuta Sahatqinë është përfshirë edhe presidenti Fatmir Sejdiu.
“Kanë qenë të motivuar shumë nga LDK sepse Partisë së Sejdiut i është nevojitur shumë mesazhi që do të dërgonte bashkimi me ORA’n për t’u prezantuar në opinion si një parti atraktive”, ka thënë Jashari.
Ai mendon se ata që kanë ofruar Sahatqinë në LDK synojnë edhe mënjanimin e Melihate Tërmkollit nga posti i kryetares së Forumit të Gruas së LDK’së
Jashari vlerëson se pavarësisht marrëveshjes, elektorati i ORA’s nuk kalon me automatizëm në LDK. “Edhe LDK ka qenë opsion për votuesit, por ata e kanë votuar ORA’n”.
Edhe AAK’ja ka bërë çmos të shtie në dorë ORA’në. Një zyrtar i Aleancës ka thënë për Express se në negociata kanë qenë të angazhuar kryetari Ramush Haradinaj dhe nënkryetari Blerim Shala.
Opsioni që ORA të bashkohet me AAK’në, thotë Jashari, është përkrahur nga Veton Surroi, por nuk është marrë seriozisht nga Sahatqija dhe Muhaxhiri. “Surroi deri në momentin e fundit ka qenë ithtar i afrimit me AAK’në”, thotë ai.
Kur u bë e qartë tendenca që ORA po shkon drejt LDK’së, Nazim Jashari thotë se AAK rriti pazarin duke i ofruar Sahatqisë edhe postin e nënkryetares, por gjithçka ishte e kotë.
Ish-deputeti Jashari nuk është i sigurt nëse Surroi, në fund, ia dha bekimin ORA’s që megjithatë të shkrihet në LDK. “Nuk e di nëse në këtë projeksionin më të ri a është llogaritur edhe Vetoni. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë e ardhmja. Megjithëse unë dyshoj shumë”.
Megjithëse i mbetur pa parti, Nazim Jashari thotë se nuk do të largohet nga politike.