Schumacher favorizon Ferrarin

Michael Schumacher ka thënë se Ferrari është ekipi me formën më të mirë për fillimin e sezonit në Formula 1, pas përfundimit të provave.
41 vjeçari, i cili do të vozisë për Mercedesin pas rikthimit nga pensionimi trevjeçar, ka thënë: “Felipe Massa dhe Fernando Alonso kanë epërsi. Ferrari ka bërë prova shumë të mira dhe gjërat për ta duken mirë. I njoh mirë dhe kanë arsye të jenë të lumtur”.
Ai po ashtu është tërhequr nga komentet e tij të mëparshme se ekipi i Mercedesit mund të mos jetë konkurrent për të fituar garën e parë.
Pas provave në Barcelonë të premten, ku ai ishte më tepër se një sekondë më i ngadalshëm se Alonso, Schumacher ishte pyetur nëse mund të fitonte garën e parë.
Schumacher, i cili në Ferrari fitoi pesë prej shtatë titujve të tij, u përgjigj: “Ndoshta jo. Nuk jemi në pozitë ku duam të jemi, që është të jemi menjëherë konkurrent”.
Por, gjatë një konference për shtyp të shtunën, ai tha: “Nuk e kam thënë vetëm këtë të premten, kam thënë se ndoshta nuk do të jemi në pozitë të fitojmë garat e para, por ajo që ka rëndësi është që të fitoni në fund të sezonit dhe jo në fillim”.