Presidenti negociator

Presidenti Fatmir Sejdiu, të cilit Kushtetuta ia ndalon të ushtrojë poste tjera, herë pas here po e shkrinë postin e ngrirë të kryetarit të LDK’së dhe po merret me çështje të partisë së tij.
Kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime me liderë të partive, deputetë dhe aktivistë partiak, për t’i bindur ata që të aderojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Disa ditë pas shkrirjes së Partisë ORA në LDK, zyrtarë të partisë së shuar tashmë konfirmojnë negociatat mes Fatmir Sejdiut dhe Teuta Sahatqisë, ish- kryetare e ORA’s.
Nazim Jashari, ish deputet i Partisë ORA ka deklaruar se Sahatqija është takuar katër herë me Sejdiun për të negociuar kushtet e shkrirjes së ORA’s në LDK.
Sipas Jasharit, mbajtjen e këtyre takimeve Sahatqija i ka konfirmuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të ORA’s.
“Sipas atyre që ka deklaruar Sahatqija në Këshillin e Përgjithshëm të ORA’s ajo është takuar katër herë me presidentin Fatmir Sejdiu së bashku edhe me Isa Mustafën për të negociuar shkrirjen e ORA’s në LDK”, tha Jashari për Express.
Përveç këtij rasti, edhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë deklarojnë se presidenti Sejdiu ka kontaktuar deputetë dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie për t’i joshur ata të kalojnë në LDK.
“Presidenti Sejdiu është shkelësi i parë dhe më i madh i Kushtetutës. Krejt ai tregimi i vjetër që ka qenë për ngrirje e shkrirje të postit të tij, ka qenë manipulim i opinionit. Ai po shihet se vazhdimisht vazhdon ta shkel Kushtetutën duke bërë negociata për LDK’në”, tha të shtunën për Express Lulzim Zeneli, sekretar i përgjithshëm i LDD’së.
Ai tha se partia e tij e ka denoncuar edhe më herët Presidentin kur bënte takime në Presidencë me deputetë dhe aktivistë të LDD’së për t’i joshur të kalojnë në LDD.
“Veprimet e tij janë skandaloze. Zyra e Presidentit të vendit shndërrohet në zyrë ku trafikohen njerëzit prej një subjekti në subjekt tjetër. Apo në atë zyrë shantazhohen njerëzit dhe bëhen pazare politike”.
Sipas Zenelit, realiteti në Kosovë tregon se jo që nuk respektohet asnjë normë etike kushtetuese por mungon edhe morali politik i institucioneve të vendit.
“Në këtë drejtim shoqëria kosovare duket se është e pafuqishme për ta ndryshuar këtë kurs që është aktualisht”, tha Zeneli për.
Por, zëdhënësi i Presidencës Xhavit Beqiri mohon se Presidenti në kabinetin e tij pret lider të partive për të biseduar për koalicione dhe përforcim të LDK’së.
Sipas tij, Sejdiu të gjithë i takon si President i Kosovës, e jo si kryetar partie.
“Përfaqësuesit e AAK’së që ishin tash së fundi, kanë bërë kërkesë për takim dhe presidenti i ka takuar si President i vendit. Për të gjitha temat që ngritën për subjekte politike, Presidenti i orienton në Kryesinë e LDK’së. Edhe kërkesa e Haradinajt ka qenë e qartësuar se dëshiron të takohet me Presidentin e Republikës”.
Por, presidenti Sejdiu ditëve ka negociuar jashtë funksionit shtetëror me përfaqësuesit më të lartë të Partisë ORA.
Zëdhënësi Beqiri nuk e konfirmon as këtë duke thënë se negociatat për koalicione i bëjnë anëtarët e Kryesisë e pastaj ata e informojnë Presidentin.
“Nuk dua t’i komentojë deklaratat e atyre që kanë thënë se kanë biseduar me presidentin për koalicione. Por mund të them se presidenti i takon përfaqësuesit politik në kuadër të përgjegjësive të veta shtetërore. Unë nuk po e përjashtoj mundësinë që tek presidenti drejtohen letra politike për koalicione të ndryshme, sepse ato tashmë dihet se diskutohen në LDK jo, në Presidencë”, tha Beqiri.
Presidenti Sejdiu ka përvojë të gjatë në negociata. Gjatë bisedimeve për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës ai ka qenë shef i Ekipit të Unitetit.