E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazzini forcon Interin

Nga Express më 28 janar 2011 në ora 18:27

Inter ka transferuar sulmuesin Giampaolo Pazzini nga rivali në Serie A, Sampdoria. Reprezentuesi italian të premten ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2015 me Nerazzurrët, të cilët për shërbimet e tij paguan 13 milionë euro si dhe ofruan sulmuesin Jonathan Biabiany.

“Një pjesë e zemrës sime do të mbetet në Genoa, por nuk mund ta refuzoni Interin”, tha Pazzini për mediet italiane. 26-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 19 ndeshje me Sampdorian këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›