P/buxheti 2012, Basha: Do kthejmë vëmendjen tek njësia 11
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, vijoi sot konsultimet për projektbuxhetin e vitit 2012 me banorët e Njësisë Bashkiake numër 11, e cila përfiton investime në buxhetin e vitit 2012 sa në 10 vitet e fundit të marra së bashku.
Projektbuxheti i Bashkisë për vitin 2012, parashikon rikualifikimin urban të infrastrukturës rrugore, ujësjellës kanalizime, rikonstruksion dhe ndërtim shkollash, kopshte e çerdhe, ndërtimin e një qendre sociale etj, duke kthyer kështu vëmendjen e Bashkisë edhe ndaj kësaj njësie bashkiake.
"Një pjesë e madhe e këtyre investimeve shtrihet në territorin e njësisë bashkiake nr 11, e cila për një kohë të gjatë është lënë jashtë vëmendjes dhe pasojat e kësaj mungese ju i vuani në mënyrë të përditshme", tha Basha, i cili bëri të ditur se për këtë Njësi Bashkiake janë planifikuar vitin e ardhshëm fonde të mjaftueshme të ndërtimit të Unazës në Kodër-Kamëz, me një gjatësi prej 1300 metrash, ndërtimin e rrugës që lidh rrugën "Don Bosko" me rrugën Egnatia, rehabilitimin total të bllokut mbi shinat në një sipërfaqe prej 30 hektarësh, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në kufi me Komunën e Paskuqanit, ndërtimin e kanalizimit të ujërave të zeza në bregun e Lumit.
Ai bëri të ditur gjithashtu se ka nisur puna për ndërtimin e qendrës sociale në Laprakë si një pjesë e angazhimit për të pasur 6 qendra të tilla deri në qershorin e vitit të ardhshëm. Gjatë fjalës së tij përmendi edhe rikonstruksionin e disa shkollave e kopshteve në këtë minibashki.
Kryebashkiaku tha ndër të tjera se, "Ne do të nisim së shpejti transferimin e stacionit të trenit, nga vendi ku ndodhet tani tek territori që kemi marrë që është shumë afër njësisë suaj vendore, pavarësisht se shtrihet në territorin e Kasharit, një sipërfaqe prej 80 mijë metrash katrorë ku ne do të vendosim stacionin e ri të trenit, stacionin e autobusave interurbanë të të gjithave drejtimet, me përjashtim të lindjes. Pra për perëndimin, veriun, jugun dhe drejtimet e ndërmjetme si dhe ku do të nisë projekti i njërit prej linjave të tramit që përkatësisht do ta përkufizoja si linja Laprakë, Sheshi 'Nënë Tereza'.
Vendosja e këtij terminali, vuri në dukje kryebashkiaku Basha, realizon nga pikëpamja infrastrukturore një hap shumë të rëndësishëm para se të nisë investimi strategjik i Bulevardit të ri nga stacioni i Trenit deri në tek Lumi i Tiranës dhe më pas deri tek rezervuari i Paskuqanit, që është edhe bërthama e parkut të ri të qytetit të Tiranës.
Një investim tjetër, që do të nisë vitin e ardhshëm, ku Bashkia do të luajë një rol kryesor në planifikim, ndërkohë që do të mbështetet nga qeveria, është segmenti i Unazës së re nga qendra Kristal tek Teknologjikja, për t’u bashkuar me Unazën e re që është ndërtuar prej kohësh dhe ndërtimin me dy nivele të rrethrrotullimit të Doganës.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bashapër projekt buxhetin e vitit 2012-të