E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedagogë e studentë vijojnë protestat: Betoni uzurpoi hapësirat e fakultetit

TIRANE - Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë kanë protestuar sërish kundër një objekti i cili është ndërtuar fare pranë godinës ekzistuese ku studentët prej vitesh studiojnë.

Pankarta të varura në pjesën e përparme të fakultetit i bëjnë thirrje qeverisë, bashkisë por edhe Inspektoratit Ndërtimor të ndërhyje për të mbrojtur studentët e këtij fakulteti si dhe të zhbëjë këtë padrejtësi. Ata deklarojnë se ky objekt ka cënuar hapësirat publike por edhe ndërtuar edhe pa një leje përkatëse.

Pedagogu Pleurat Rexhepi deklaroi se në rast të mospërmbushjes së kërkesave të tyre, studentët dhe pedagogët do të zhvillojnë një protestë 24-orëshe ditën e enjte.
“Protesta për të shembur diktaturën e betonit. Betoni uzurpoi hapësirat e fakultetit.”- deklaroi Rexhepi.

Nga ana tjetër administratori i objektit që është ngritur fare pranë godinës së fakultetit të ekonomisë deklaron se ka marrë leje për zhvillimin e pronës së tij dhe me vendimin e ndërmjetëm që gjykatat ka dhënë ai e ka ndërtuar pronën. Por sërish gjyqi vijon me Rektoratin e Tiranës për lejen e ndërtimit që ky objekt ka marrë dhe që mban vitin 2004.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›