Sulmi në Siri, në tryezë mundësia për të pritur rezolutën e OKB
SHBA - Mundësia e shtyrjes së një sulmi mbi Sirinë, deri në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duket se tashmë është në tryezë.
Pikërisht për këtë çështje do të diskutojë sot në Londër sekretari amerikan i shtetit John Kerry me homologun e tij Anglez, William Hague, ndërkohë që gjatë samitit të G20-ës në Shën Petersburg, Franca bëri të ditur se nuk do t’i bashkohet asnjë aksion deri në raportin e inspektorëve të OKB-së, që parashikohet të bëhet publik javën e ardhshme.
Ndërkohë, një këshilltar i lartë i presidentit amerikan, Barack Obama ka thënë se SHBA-të nuk kanë dëshmi të pakundërshtueshme, përtej ndonjë dyshimi të arsyeshëm për këtë.
Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati pritet ta fillojnë debatin formal të hënën, ndërsa mbetët ende e paqartë nëse ka përkrahje të mjaftueshme për ta kaluar këtë kërkesë.
Në një intervistë të fundit dhënë një televizioni amerikan, Assad e ka përsëritur se forcat rebele janë përgjegjëse për sulmin. Washingtoni thotë se sulmi ka vrarë më shumë se 1400 persona.
(er.nu/news24/BalkanWeb)