E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave në protestë: Do ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë në protestë këtë të enjte, duke kërkuar rritjen e pagave. Ata paralajmërojnë se do të ndërpresin procesin mësimor, ndërsa kërkojnë që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura.

Pedagogët shprehen se rroga nuk i është rritur që prej vitit 2005,ndërsa kanë lënë afat deri më 5 tetor që t’i merren parasysh kërkesat, duke paralajmëruar se do të vijojnë protestat dhe do të bojkotojnë mësimin.

 “Na lini të punojmë dhe të jetojmë në Shqipëri”, tha një pedagog.

“Kërkojnë rritje pagash, propozojnë që të arrihet niveli i pagave të universiteteve brenda 2 viteve njësoj si Kosova, në tetor të rritet 30%, ndërsa të rritet sërish në tetorin e ardhshëm 20%. Rritje financimi për kërkimin shkencor”, u shpreh një tjetër.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›