E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takim sensibilizues me nxënësit për kursimin e energjisë, Balluku: Edukimi mbi energjinë mund të kthehet edhe në lëndë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishin sot në “Lasgush Poradeci”, ku zhzvilluan një takim sensuibilizues me nxënësit për kursimin e energjisë elektrike.

Balluku u shpreh se edukimi mbi kursimin e energjisë elektrike mund të kthehet edhe në një orë kurrikul.

“Informacione t’i ndajmë me ju që mbase mund të keni edhe një orë kurrikule që të mësoni për energjinë, është e nevojshme për jetën e çdo personi në planet. Do kërkojmë që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. Vetëm me 1 për qind, ndërmarrjet e shtetit kursejnë 28 milionë euro. Në Zvicër nëse e vendos kondicionerin mbi 10 gradë, shkojnë në burg. Mund të vendosni një administrator për të kursyer energjinë. Edhe karikuesi në prizë shpenzon energji. Këto këshilla që do të merrni sot, t’ua mësoni edhe prindërve”, u shpreh Balluku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›