Pedagogët e UT-së dënojnë gjyqin ndaj Albin Kurtit
Grupi i Pedagogëve të universiteteve në Tiranë protestojnë kundër gjyqit që ka nisur ndaj Albin Kurtit, i cili shënon një “përpjekje për të cenuar integritetin politik dhe për të shtypur lirinë e fjalës të një aktivisti të çështjes shqiptare siç është lideri i Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Në vizionin tonë, Kosova duhet të konsiderohet si një shoqëri e aftë për të marrë vendime sipas vullnetit të qytetarëve të vet. Institucionet ndërkombëtare apo vendore nuk mund të shkelin në asnjë mënyrë të drejtat themelore të individit, siç është ajo e fjalës, dhe e organizimit politik”, thuhet në reagimin e tyre. Më tej, deklarata nënvizon se çështja e Albin Kurtit është çështje që i përket çdo intelektuali dhe çdo qytetari që aspiron lirinë dhe drejtësinë. “Kjo çështje gjithashtu na bën të ndihemi të shqetësuar për lirinë e fjalës në Kosovë. Pikërisht për këto arsye ne, si pedagogë, e mbështesim kauzën e Këshillit Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit”, shprehen pedagogët.
Albin Kurti gjykohet nga gjyqtarët e EULEX, për protestat e dhunshme të vitit 2007, nga ku humbën jetën dy shtetas nga plumbat e udhtarëve rumunë të UNMIK-ut. Ende sot, nuk është vendosur përgjegjësia për humbjen e jetës të dy qytetarëve të Kosovës, Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Përkundër kësaj, institucionet e drejtësisë të drejtuara nga EULEX kanë riaktualizuar gjyqin e nisur nga UNMIK ndaj Albin Kurtit me akuzën se “ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe/ose dëmtim të gjerë të pronës”; se “ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre” dhe se “ka nxitur njerëzit për rezistencë”.