Arrestohen dy shtetas për kontrabandë mallrash
Në pranga kanë rënë shtetasi Artur Bajram Terziu, 34-vjeç, banues në Tiranë dhe Erion Fatos Lazimi, 20-vjeç, banues në Tiranë. Këto shtetas u kapën në afërsi të rrugës “5 Maji” në Tiranë, duke transportuar mallra kondrabandë si (xhinse, çanta etj), me automjetin furgon tip “Benz”, me targa DR 6772 D.
Policia ushtroi një kontroll të imtësishëm në ambientet e subjektit tregtar “Artur Terziu”, ku rezultoi se kishte mallra të pajustifikuara me fatura tatimore, të cilat bllokuan në cilësinë e provës materiale si : pantallona xhinse të markës Deni, Kosi, New Boy dhe New Ness, 1300 palë, çanta femrash 843 copë, Rrathë flokësh për femra 1228 copë dhe mjeti me targë DR 6772 D.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.