KiE: PD dhe PS përpjekje të mëtejshme për dialogun
Në një deklaratë të firmosur nga kryetari i KiE-së, Mevlut Cavusoglu përveç se përshëndetet hyrja e PS-së në Kuvend, theksohet se ky është hapi i parë pozitiv dhe se ajo “do të shënojë fillimin e pjesëmarrjes të vazhdueshme e të gjitha forcave politike në punën e Parlamentit."
"Dialogu parlamentar është i një rëndësie të madhe për funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit, dhe jetike për reformat që duhet të adresohen pa vonesë," tha ai.
Më tej në deklaratë vlerësohet roli i presidentit Bamir Topi në ndërmjetësimin për zgjidhjen e krizës. "Unë jam shumë i kënaqur në lidhje me këtë zhvillim sepse ai vjen pas vizitës së fundit të delegacionit të Këshillit të Europës në Shqipëri për të mbështetur në zgjidhjen e situatës politike dhe për të ndihmuar Presidentitn Topi në rolin e tij të ndërmjetësimit dhe përpjekjeve të tij për të rivendosur dialogun politik, " theksohet në deklaratën e Presidentit të APKIE.
Cavusoglu u ka bërë thirrje dy partive kryesore, asaj Socialiste dhe Demokratike për të bërë përpjekje të mëtejshme për të nxitur dhe forcuar dialogun politik në vend.