E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pedagogët nisi protestat “Lëvizja Pranverore Universitare”

Stafet pedagogjike të universiteteve publike shqiptare u janë rikthyer të mërkurën protestave të paralajmëruar, në ata që ata e quajnë lëvizja pranverore universitare.

Të grumbulluar në sheshin përpara Universitetit Politeknik në Tiranë ata kanë kërkuar rritje të pagës me 50%, si dhe  rritje të buxhetit për arsimin.
Pedagogët janë shprehur se nuk do të ndalen derisa kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.

Vjeshtën e kaluar, në nisje të vitit akademik 2022  2023, për më shumë se 2 muaj bojkotuan procesin mesimor. 
Ata thanë se lëvizja pranverore universitare do të vijoje edhe në muajt në vazhdim.

Pedagoget u bënë thirrje studenteve ti bashkohen tubimeve të tyre për kauzën e përbashket të një arsimi cilësor.

Qeveria u ka plotësuar kërkesën për rritjen e rrogave deri në masën 15 përqind, një pjesë nga qeveria dhe një pjesë nga burimet e brendshme të vetë universiteteve. 

/ rtsh. al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›