Tërmet 3.9 ballë në Rumani, lëkundjet ndjehen edhe në Serbi

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë ka goditur Rumaninë jugperëndimore mëngjesin e së mërkurës.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga qyteti Targu Žiu, jo shumë larg kufirit me Serbinë.
E njëjta zonë u godit nga një seri tërmetesh të moderuara javën e kaluar, disa prej të cilëve u ndjenë edhe në të gjithë Serbinë.
/ rtsh.al /