Rritja e çmimit të patentave, ekspertët: Pak ndikim në sigurinë rrugore

Një marrëveshje e nënshkruar mes Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Autoshkollave, që pritet të sjellë rritje të çmimit të pajisjes me leje drejtimi, për ekspertët e sigurisë rrugore nuk konsiderohet efektiv.
“Ndikimi I çmimit në raport me sigurinë rrugore është I vogël, por këto me këtë marrëveshje janë përpjekur të japin një impakt. Rritja e çmimit duhet të ishte në përputhje me të ardhurat që kemi, pasi është e shtrenjtë për nivelin tonë të pagave”, tha Sulçe.
Në një intervistë të dhënë për Radio Televizonin Shqiptar, Artur Sulçe, kreu i Shoqatës së Eksperteve, Rikonstruksionistëve dhe Vlerësuesve të Dëmeve në Aksidente Rrugore thotë se, formalizimi i Autoshkollave është një proces që i përket autoriteteve tatimore, jo i entit kontrollues të Autoshkollave.
Lidhur me punën më efektive të Autoshkollave, që përgatisin drejtuesit e rinj të automjeteve, Sulçe jep dhe propozim konkret.
“Me rritjen e çmimit të karburanteve duhet që autoshkollat për 100 litra naftë të paguajnë 80 litra. Pra të jepet paketa e ndihmër për çmimet e larta të karburanteve”, tha Sulçe
Pritet që me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, nëse ministria e linjës do ta kalojë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pritet të ndryshojnë tarifat për njohuritë teorike dhe praktike të marrjes së patentës të kategorive A,B,C dhe D, të cilat pritet të jenë 2 deri 4 herë më të shtrenjta se aktualet.
Marreveshja Tatime Transpor… by Rtsh Faqe
/rtsh.al/