E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedagoget nuk paguhen Kule Vendim i paprecedent

1500 pedagoge dhe punonjes te administrates te universitetit te Tiranes nuk jane paguar per muajin shtator.

Rektori i universitetit te Tiranes Dhori Kule sqaron se Ministria e Financave ka ngrire llogarite e universiteteve dhe arsyeja e ketij veprimi eshte krejtesisht i pashpjegueshme.

E konsiderojme papergjegjshmeri mosdhenien e pages. Nuk kemi marre asnje sqarim per lenien e profesoratit pa page. Kete lloj vendimmarrje nuk arrijme ta konceptojme tha Kule.

Senati akademik ka vendosur te kompensoje nga te ardhurat dytesore vetem 1.8 milion euro duke kerkuar qe pjesa tjeter e parave te gjendet nga Ministria e Arsimit. Fondet dytesore ka sqaruar Kule do te perdoren per te ndertuar kampusin e ri universitar

Rektori i universitet te Tiranes ka theksuar se ky akt i paprecedent ka nxjerre pa pune gjithe profesoriatin pak dite para se te nise viti i ri akademik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›