E Diel, 1 Nëntor 2026

Najada Elmazi: Lulusha, simbolizon figuren femerore ne Shqiperi Izaura Ndoj

Kur behet fjale per teater, dime qe jane dy aleate shume te fuqishem qe bashkojne forcat; regjia dhe aktrimi per ta sjelle per publikun. Kete sfide e ka marre persiper regjisorja dhe aktorja e skenes shqiptare. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, regjisorja Najada Elmazi rrefen rolin e saj te pare ne skene ne komedine e Cajupit “Pas vdekjes”, sfiden e Lulushes ne kohe, pasionin per komedine dhe dramen si dhe projektet artistike. “Personazhi i Cajupit eshte mendjelehte, naive dhe e ceket. Do te jete nje kukull pa shpirt, nje forme e sajuar, e gatshme per t’u shitur per pak fame. Nuk ka hierarki vlerash morale dhe njerezore, por kronika roze e shtypit te perditshem”, keshtu do ta cilesoje Elmazi rolin e saj. Sipas saj, komedia “Pas vdekjes” u zgjodh, jo vetem per faktin qe eshte nje veper shqiptare, por i flet shume mire kohes se sotme. “Vete Cajupit i eshte dukur kaq aktuale sa e ka perpunuar pas 10 vitesh edhe pse doreshkrimi nuk eshte gjetur. Pervec nostalgjise qe kemi per shkrimtaret dhe veprat shqiptare, Cajupi ka nje pene te arte poetike, qe e cmoj pa mase. Cajupi miklon fenomenin politiko-shoqeror, i cili projektohet ne aktualitetin tone”, pohon Najada Elmazi.

Komedia “Pas vdekjes” e Cajupit ka marre jete nga regjisorja e re Shehu. Mendoni se rikthimi tek veprat shqiptare e ben publikun te vije ne skene?

Publikun e motivojne te gjitha ato vepra qe arrijne te percjellin emocion dhe te ngacmojne boten e tyre. U zgjodh kjo veper, jo vetem per faktin qe eshte nje veper shqiptare, por i flet shume mire kohes se sotme. Vete Cajupit i eshte dukur kaq aktuale sa e ka perpunuar pas 10 vitesh edhe pse doreshkrimi nuk eshte gjetur. Pervec nostalgjise qe kemi per shkrimtaret dhe veprat shqiptare, Cajupi ka nje pene te arte poetike, qe e cmoj pa mase. Cajupi miklon fenomenin politiko-shoqeror, i cili projektohet ne aktualitetin tone. Ne jemi po ato qenie instiktive dhe intrigante, vecse kemi veshur mantelin e kohes moderne. Po te njejtat problematika per individin dhe shoqerine deri te sistemi arsimit dhe ceshtjet kombetare. Personazhet do te zhvendosen ne kohe me tiparet tona. Ata do te perfaqesojne stereotipa te mases, pika kyce pozicionuese ne sistemin e jetes qe bejne politika te gabuara deri ne denigrim te gjithckaje. Gjetjet e bera nga regjisorja jane shume bashkekohore dhe fine, duke i dhene vepres fryme aktuale.

Shpesh ju kemi pare ne skenen teatrore si regjisore, ndersa tani do te sillni rolin e Lulushes. Ka qene nje sfide per ju?

Eshte nje pune e propozuar ku me terheq personazhi i Lulushes! Me duket atraktive, sepse femrat si Lulushja po mbysin vlerat e verteta, qe nje femer duhet te perfaqesoje. Eshte e dhimbshme figura femerore ne Shqiperi dhe menyrat sesi ajo serviret. Personazhi i Cajupit eshte mendjelehte, naive dhe e ceket. Do te jete nje kukull pa shpirt, nje forme e sajuar, e gatshme per t’u shitur per pak fame. Nuk ka hierarki vlerash morale dhe njerezore, por kronika roze e shtypit te perditshem. Keto keshilla behen gardh dhe imazh negativ duke zene poste drejtuese gjithandej.

Dr. Adhamudhi dhe personazhet e tjera, do te vijne ne kohe. Te sjelle ne kohe nje veper nuk eshte dhe aq e lehte. Ju si e shikoni?

Ky eshte celesi i shfaqjes! Sjellja ne kohe eshte nje risk, por elementet perberes nuk mungojne. Jane te prekshme ne te perditshmen tone, por do i sjellim ne menyre poetike dhe shume fine. Vepra do te duket sikur eshte shkruar po ate nate qe do te jepet shfaqja. Kjo eshte magjia e kesaj vepre, por elementet regjisoriale do te zbulohen rruges.

Pervec si aktore merreni profesionalisht edhe me regji. Ku e shikoni me mire veten?

Eshte heret per ta pozicionuar veten! Eshte e pamundur t’i ndash me thike apo te jap nje pergjigje strikte dhe definitive. Jane dy pasione dhe profesione shume te lidhura bashke. Ne regji apo aktrim duhet te kesh nje qellim dhe vizion per te dhene. Aktrimit i kushtohem kur dashuroj personazhin tim, kur mendoj dhe ndiej se mund t’i jap nje profil dhe identitet te duhur, kur behet pjese e imja. Regjia me rremben gjithashtu kur evidentoj elemente, me te cilet une mund te xhongloj bukur, te ndertoj dhe te rrefej nje histori sipas menyres time (ne kontekstin regjisorial). Jam ne nje cikel punesh si aktore ku vetem regjisoret mund te me japin levdata ose verejtje.

Ne skene keni sjelle komedi dhe drame. Dy zhanre qe godasin publikun me tema aktuale...?

Nuk jam shume e vetedijshme per momentin, se cilit zhaner i perkas. Kam vendosur drama me se shumti, tragji-komedi. E rendesishme eshte qe vepra te kete nje mesazh, te depertoj ne radhet e publikut. Megjithate ne shtator do te kem nje komedi situate, e cila do te kete humor dhe zbavitje, ku do te kete ekstremet e saj, por pa e bere qellim ne vetvete. Komedia ka hallin e personazheve te vendosur ne situata te sikletshme, ku rruget qe ata zgjedhin jane qesharake per ne. Do te jete nje komedi e Broadway, teper e suksesshme, por mbi te gjitha do fonde. Kjo do te jete pjesa ne te cilen une do te perballem me komedine e vertete. Po pres shtatorin....

Po kinematografia cfare vendi ze tek ju?

Eshte e pamundur te merresh me gjithcka. Kinematografine e do cdokush, kam pasur pervoja te vogla. Teatri te mbyt me pergjegjesin “live” qe ka, kjo eshte arsyeja qe nuk kam shkuar as ne audicione per filma. Gjithsesi e shoh si nje ure komunikimi universale per te levizur ne festivale te ndryshme duke perfaqesuar Shqiperine. Vendos kontakte, krijon eksperienca, gje qe eshte me e veshtire me teater dhe kushtet qe ofrohen ketu. Se shpejti do te bej nje master per regji filmi ku do te punoj seriozisht me te per te qene me kompetente dhe e fushes.

Cilat jane projektet tuaja te ardhshme?

Projektet e mia shpresoj te realizohen, sepse jane vertet vepra qe vijne me nje stil ndryshe nga ato qe kemi pare. Momentalisht jam aktore ne dy projekte. Ne shtator do te kem nje komedi te jashtezakonshme. Sfida me e madhe do te jete nje veper me te cilen kam 2 vjet qe po punoj. Jane veprat me te suksesshme te Broduejt te cilat jane te panjohura per publikun shqiptar. Nuk i kam realizuar kete vit qe shkoi, sepse kane veshtiresi regjisoriale dhe nje teater ndryshe te cilin nuk e aplikojme. Jane shfaqje qe duhen kuruar deri ne detaje dhe kjo nenkupton novacion ne kostume, skene, gjithcka qe do te ndodhet brenda hapesires skenike. Mbi te gjitha do mbeshtetje financiare, gje qe ne Shqiperi do shume sakrifica.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›