Terezi: Nente provimet e shtetit, qe do te jepen ne maj
Drejtori i Provimeve te Shtetit ne Agjencine Kombetare te Provimeve Niko Terezi, ben te ditur per gazeten se me 1 maj deri me 21 maj, do te nise sezoni i pare i provimeve te shtetit. Ne kete sezon eshte parashikuar te jepen nente provime qe i perkasin Fakultetit te Mjekesise, qe jane konkretisht mjekesi e pergjithshme, stomatologji, farmaci, infermieri, fizioterapi dhe mami. Por, ne kete sezon do te japin provim per here te pare edhe studentet qe mbarojne studimet per teknik laboratori, imazheri dhe logopedi. Terezi ben te ditur se testi do te jete i njejte persa i perket shkalles se veshtiresise me nje vit me pare. Madje ai ben te ditur se Agjencia Kombetare e provimeve nuk ka pranuar kerkesen e bere nga Urdhri i Farmacisteve per rritjen e shkalles se veshtiresise se testit per kete kategori. Sipas Terezit, shkalla e kalueshmerise ne kete provim ka qene vetem 55% keshtu qe nuk ka arsye sipas tij qe te veshtiresohet testi. Por Terezi ben te ditur se Agjencia, eshte pergatitur qe provimet e shtetit per mesuesine t’i zhvilloje ne muajin gusht dhe jo ne muajin nentor-dhjetor kur u zhvilluan vitin e kaluar, megjithese kjo pritet te vendoset me urdher te Ministrit te Arsimit. Terezi ben te ditur se agjencia eshte e pergatitur ta zhvilloje provimin i Shtetit ne mesuesi ne muajin gushte ne menyre qe t’i jape mundesine studenteve te rinj qe te futen ne tregun e punes ne muajin shtator kur nis dhe viti i ri shkollor. Persa i perket mesuesise, do te jepen jo pak, por 24 provime shteti te profileve te ndryshme.
Zoti Terezi kur nis sezoni i ri i Provimeve te Shtetit dhe cilat profesione do t’i nenshtrohen ketij provimi fillimisht?
Sezoni i pare i Provimit te Shtetit fillon me 1 maj deri me 21 maj, ndersa sezoni i dyte eshte ne dy javet e fundit te muajit nentor dhe ne fillim te muajit dhjetor. Gjate sezonit te pare te provimeve do te zhvillohen 6 provimet e fakultetit te infermierise qe tani quhet universiteti i shkencave mjekesore dhe 2 provime te mjekesise qe jane mjekesi e pergjithshme dhe stomatologji. Keto provime jane zhvilluar gjithmone, ndersa kete vit do te zhvillohen edhe tre provime te reja qe jane imazheri, teknik laboratori, logopedi. Ne kete provim presim qe te vijne shume studente nga infermieria, duke ndjekur shembullin e sezonit te dyte te vitit te kaluar ku u regjistruan 1000 vete dhe moren pjese rreth 855 dhe kaluan vetem gjysma e tyre. Nga bisedat qe kemi bere me Urdhrin perkates te Infermierit, presim pjesemarrje te madhe ne kete provim. Kurse mjeket dhe stomatologet do te kete pjesemarrje normale, nga 10-12 kandidate.
A pritet te marrin pjese edhe ata studente qe kane mbetur gjate provimit te shtetit heren e pare?
Te gjithe ata qe mbeten nje here, ata kane te drejte ta japin 5 here provimin e shtetit. Per kete ata mjaftojne te njoftojne urdhrin perkates qe ne do te hyjme ne provim. Nderkaq te gjithe Urdhrat, 15 dite para duhet te sjellin listat e konkurrenteve. Pra deri me 16 prill maksimumi ne duhet te kemi listat ketu, qe te bejme planifikimin e provimit dhe te kemi te shpallura listat te pakten 15 dite para.
Si do te jete testi? A do te kete ndryshim me vitin e kaluar, do te jete me i lehte apo me i veshtire?
Ne fakt ka pasur nje kerkese nga Urdhri i Farmacisteve qe te kete nje rritje te shkalles se veshtiresise se testit per kete kategori. Por ne, nuk e kemi marre parasysh kerkesen e Urdhrit te Farmacisteve, qe te veshtiresohet testi i Provimit te testit. I kemi kthyer pergjigje me shkrim qe nuk do te kete nivel me te veshtire te testit, pasi kalueshmeri eshte vetem 55 %, keshtu qe nuk ka pse te veshtiresohet. Pra, testi do te jete i njejte persa i perket shkalles se veshtiresise, nderkohe qe pyetjet do te jene te ndryshme kuptohet.
Po persa i perket Provimit te Shtetit per profesionin e mesuesit kur do te zhvillohet, kur eshte parashikuar te jete sezoni?
Pas kesaj do te zhvillohet provimi i mesuesise. Afati me i pare do te jete muaji gusht. Ne jemi te pergatitur qe te zhvillojme provime ne 19 profile te mesuesise qe kemi zhvilluar vitin e kaluar. Por kemi edhe profilet e reja qe jepen per here te pare qe eshte gjuha dhe letersia greke, gjuha gjermane dhe arsimi fillor, i cili do te behet per nje pjese te mesuesve, qe e kane marre diplomen me vonese, dhe jo per ata qe jane cikel i larte, master shkencor, sepse ata mbarojne vitin qe vjen. Por ne kemi bere te gjitha pergatitjet per keto provime. Dhe provimi nuk do te kete nje program i zhvilluar, sa c’eshte per masterin shkencor, sepse keto kane diplome te integruar, keshtu qe edhe programi do te jete ne perputhje me ate qe keta kane bere ne universitet. Nga 15 provime te thjeshta dhe 4 te perbera sic jane histori gjeografi, kimi biologji, matematike fizike dhe matematike informatike, qe jane te perbera do te jene edhe keto te reja. Por edhe nga fakti qe ne Gjirokaster dhe Elbasan, Histori-Gjeografia zhvillohet bashke, duke pasur si profil edhe edukaten qytetare ne Elbasan dhe edukaten shoqerore ne Gjirokaster edhe keto do te futen si provime te vecanta per t’iu pershtatur tamam shkolles qe ato bejne.
Pse keni vendosur qe keto provime te zhvillohen ne gusht dhe jo ne nentor-dhjetor?
Ne jemi te pergatitur qe t’i zhvillojme ne gusht keto provime per te mos i djegur nje vit pune, pra per t’u dhene mundesi ketyre studenteve qe te futen ne tregun e punes. Ne kemi botuar te gjitha programet e reja. Pasi programet duhet te jene te shpallura qe kater muaj perpara dhenies se provimit. Pra kater muaj i bie 15 korrik dhe ne jemi brenda afatit qe parashikon ligji dhe jemi gati qe keto provime te jepen ne gusht, por kjo zhvillohet me urdhrin e Ministrit te Arsimit.
A eshte bere gati Fondi i Pyetjeve?
Fondi i pyetjeve eshte duke u pergatitur ne baze te porosise se ministrit te Arsimit. Duhet te jene 1800 pyetje te pjeses profesionale, e cila mbulon 70% dhe 900 pyetje te pjeses didaktike qe mbulon 30%. Kjo ka te beje me etiken ne shkolle, kurrikulen, menyren e dhenies se mesimit. Pra jane gjera qe duhet te dine te gjithe mesuesit dhe nuk ndryshojne. Ndersa drejtshkrimi ka 6% te pikeve, sepse eshte logjike qe nje mesues te dije shqip. Testi nuk do te kete ndryshime esenciale.
Duke marre parasysh rezultatet e sezoneve te kaluara, si eshte paraqitur kalueshmeria?
Kalueshmeria ne pergjithesi eshte 55 % per mjekesine dhe 62 % per mesuesine. Por duhet pasur parasysh dicka qe nje pjese e mire e kandidateve te fushes se mjekesise kur hyjne per here te pare per te pare, shohin se c’behet, dhe nuk pergatiten, ndersa kur hyjne per here te dyte te gjithe e marrin. Pastaj ne nuk jemi ketu qe te vendosim nota, ne vleresojme njohurite e pergjithshme dhe te domosdoshme qe duhet te kene si mjeket, farmacistet apo stomatologet qe te mos demtojne pacientin. Nuk jemi ketu te nxjerrim kush eshte me i miri, pasi ai e ka marre pergatitjen ne fakultet.