E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedofili sot në gjykatë, Policia: S'e gjenim dot, ndërronte shtëpi

Të tjera rreth shkrimit Prrenjasi: Si vrava e zhduka trupin e Julianit VIDEO EKSKLUZIVE Tv A1 REPORT! në Sharrë Hetim gjyqtares Demiraj, në 2008 liroi Prenjasin Psikologia Marsida Simo:Si duhet të mbroni fëmijët nga pedofilët VIDEO ekskluzive/ Tregon skemën e krimit/ SKEDA/ Pedofilia, vëllimi i krimeve dhe dinamika e fenomenit I vëllai i: Ardianin e përzumë se rrëmbeu një fëmijë, të varet /VIDEO VIDEO/Kusheriri i Julianit: Duam drejtesi, te gjenden eshtrat Profili i pedofilit vrasës VIDEO/Fqinji i Prrenjasit flet për A1 Report! Në 2008 gjyqtarja Demiraj e liroi Prrenjasin: Spërbënte rrezik, vendimi në PDF Djali i zyrtarit të SHISH-it u zhduk më 30 nëntor Policia: Si u shpëtua fëmija dhe arrestua vrasësi Në 2004 rrëmbeu 2 fëmijë në Librazhd /VD TIRANE - Pedofili Ardian Perrenjasi pritet të dalë sot para togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Prokuroria deri tani ka formuluar akuzën e heqjes së lirisë në mënyrë të paligjshme ndaj të miturit me inicialet A.C si dhe atë të “abuzimit seksual me të mitur”.

Në seancën që pritet të zhvillohet sot në Gjykatën e Tiranës, i pandehuri Ardjan Prrenjasi do të njihet me akuzën në ngarkim të tij, ndërsa më pas do të jetë trupi gjykues që në bazë të fakteve që do të paraqesë akuza do të vlerësojë se cila do të jetë masa me të cilën do të sigurohet 45 vjecari.

Nuk dihet nëse Ardjan Prrenjasi do të mbrohet nga ndonjë avokat, apo do të duhet që gjykata të caktojë një avokat për të.

Fatmirësisht i mituri me inicialet A.C shpëtoi nga pedofili Ardjan Prrenjasi, pasi kolegët e tij, punonjës të një firme private për pastrimin e qytetit të Tiranës, shkuan në banesën e tij në Laprakë, të shqetësuar për mungesën e tij prej dy ditësh në punë.

Ata kanë dëgjuar britmat e fëmijës, të mbyllur në banjon e banesës së 45 vjecarit, dhe e kanë liruar të miturin e më pas kanë njoftuar policinë. Lirimi i të miturit çoi më pas në zbardhjen e zhdukjes së Julian Celës. Vetë pedofili ka rrëfyer në polici se e kishte rrëmbyer dhe vrarë djalin 11 vjeç, ndërsa nga pamjet ekskluzive të A1 REPORT të transmetuara një ditë më parë Ardjan Prrenjasi tregonte dhe vendin ku ka hedhur trupin e Julianit në fushën e përpunimit të mbetjeve në Sharrë.

POLICIA: NUK E LOKALIZONIM DOT
Edhe pse 48 orë pas ngjarjes policia dhe prokuroria e Tiranës nuk ka gjetur ende trupin e pajetë të 11-vjeçarit Julian Çela, dhe gjatë hetimeve të deritanishme nuk ka ende prova shkencore për dokumentimin e ngjarjes, prokurori i çështjes Ervin Karanxha ka këmbëngulur se Prenjas është autori i vrasjes. Gjatë një emisioni televiziv, përfaqësuesi i organit të akuzës ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së Prenjasit pas arrestimit dhe shoqërimit të tij në ambientet policore.

Sipas Karanxhës, hetimet e para për zhdukjen e Julain Çelës ishin përqendruar vetëm në pistën që lidhej me postin e babait të tij, zëvendësdrejtorit të anti-terrorit në SHISH, Skënder Çelës. Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, theksoi se ndërrimi i shpeshtë i vendbanimeve të Prenjasit e kishte bërë të vështirë mbajtjen e tij nën kontroll, si person me precedentë të shumtë penalë për pedofili.

PROKURORI KARANXHA

Duke folur përgjatë gjithë kohës me bindje të plotë se 44-vjeçari Ardian Prenjasi është autori i vrasjes së Julian Çelës, prokurori Karanxha ka zbardhur një pjesë të dëshmisë, që sipas tij, pedofili ka dhënë gjatë marrjes së deklarimeve. “Morën në pyetje Prenjasin, duke respektuar të gjitha të drejtat. Foli dhe për Julianin. E pranoi vetë që ‘kam bërë diçka me Julianin’.

Tek banjoja ishte dhe një çarçaf i varur në formë laku. E pyetëm rreth Julianit. Nuk e mbante mend si datë fikse se kur kishte ndodhur ngjarja, tha se nga fundi i nëntorit kishte pasur dhe një djalë që nuk e njihte i kishte kërkuar t’i blinte disa gjëra në market dhe i kishte kërkuar në banesë, që t’i jepte një bakshish për ndihmën. Është futur brenda. Shtëpia ka qenë me dy dyer.

Sa është futur Juliani, Ardian Prenjasi ka mbyllur derën. Juliani refuzon dhe fillon të bërtasë, aty autori e shtrëngon fort. Pas rezistencës Juliani përplaset në tokë. E fut në batanije. Del jashtë dhe shikon nëse kishte ndonjë zhurmë. Zotëria punonte me makinat e plehrave me firmën dhe dinte orarin kur hidheshin plehrat.

E ka hedhur tek koshi i dytë, e ka mbuluar me plehra të tjera. Ka qenë i shqetësuar për këtë moment, derisa e mori makina. Të nesërmen në mëngjes, sapo ka marrë turnin, e ka parë nga distanca landfillin, s’ka reaguar dhe ka ikur” - ka qenë pjesa e dëshmisë dhënë nga prokurori, të cilën Prenjasi e ka treguar në mënyrë kronologjike.

I pyetur nëse kanë qenë në dijeni të precedentëve të mëparshëm në shtetin fqinj, prokurori Karanxha tha se nuk kanë marrë ende informacion në lidhje me këto dyshime. Ai shtoi gjithashtu se identifikimi i autorit të vrasjes së Julian Çelës ka qenë shumë i vështirë dhe çështja shumë e komplikuar, edhe për shkak të detyrës së Skënder Çelës, babait të 11-vjeçarit.

DREJTUESI BREÇANI

Numri dy i policisë së Tiranës ka argumentuar se Prenjasi nuk mbahej nën kontroll policor edhe pse kishte precedentë, për shkak se ndërronte shpesh vendbanimet që merrte me qira. Ai ka theksuar se fëmijët kanë pasur temperamente të ndryshme, dhe “qetësia” e 10-vjeçarit A.C. e ka shpëtuar të miturin nga vrasja, pasi nuk ka shfaqur rezistencë.
 
AVOKATJA PUSTINA

Mbrojtësja ligjore e caktuar kryesisht, Vjollca Pustina, ka asistuar gjatë marrjes në pyetje të Prenjasit. Ajo ka evidentuar ndryshimin e gjendjes mendore të 44-vjeçarit në natën e arrestimit, dhe përgjatë së nesërmes. Pustina nxori në pah detajin se Prenjasi i kishte thënë se donte të vriste veten kur kishte kuptuar se policia kishte shkuar ta arrestonte, dhe do të vetëvarej. Por oficerët policorë zbuluan se lartësia që ishte vënë litari ishte për fëmijën, dhe jo për gjatësinë e Prenjasit.

Redaksi Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›