E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, 19-vjeçari plagos me thikë 35-vjeçarin, në gjendje të rëndë

BERAT - Ka mjaftuar vetëm një konflikt i çastit për të “nxitur” një 19-vjeçar të qëllojë me thikë një 35-vjeçar për ta vrarë atë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një stacioni autobusësh në qytetin e Beratit, ku pas një debati për motive të dobëta, Xhoi Spahiu 19 vjeç ka goditur me thikë Drino Pilafin, duke e plagosur atë rëndë.

Pas ngjarjes, e cila u shënua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës në lagjen “30-vjetori”, 35-vjeçari është transportuar drejt spitalit të qytetit.

Bluzat e bardha bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e vështirë.

Në vendngjarje ka shkuar policia e Beratit për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›