E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedofili sot në gjykatë për përdhunim, jo vrasjen e Julianit

Të tjera rreth shkrimit Rrëfimi i manjakut: Si abuzova me 10 vjeçarin Shoqëria civile sot protestë për mbrojtjen e fëmijëve Familjarët: Na gjeni trupin e Julianit VD/Dëshmia: Pse njoftuam policinë VD/Ekskluzive, A1 Report në Sharrë VD/Familjarët/ Të zhgënjyer nga vonesa Maniaku vrasës ia hodhi me një gjobë, Berisha: Drejtësia 'OK' Prrenjasi: Si e vrava dhe zhduka trupin e Julianit Hetim gjyqtares Demiraj, në 2008 liroi Prrenjasin VIDEO ekskluzive/ Tregon skemën e krimit /VIDEO Profili i pedofilit vrasës TIRANE - Pedofili serial Ardian Prrenjasi, i cili përgjatë së dielës pranoi edhe vrasjen e një tjetër të mituri, përveç përdhunimit të fqinjit të tij 10-vjeçar, pritet të dalë sot përpara Gjykatës për t’u njohur me akuzat ndaj tij.

Por për shkak se trupi i Julian Çelës nuk është gjetur ende, dhe prokuroria nuk ka prova për të dokumentuar veprën penale të vrasjes, Prrenjasi do të përballet vetëm me akuzën e përdhunimit dhe heqjes së paligjshme të lirisë ndaj A.C.

Ndërkaq, burime të besueshme nga grupi hetimor, thonë se kanë ndërtuar profilin e 45-vjeçarit, duke dalë në përfundimin se ai vepronte i vetëm, për shkak të natyrës së krimeve dhe mënyrës si i realizonte ato.

AKUZAT

E vetmja akuzë e ngritur deri më tani ndaj Ardian Prrenjasit është ajo e heqjes së paligjshme të lirisë dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Arrestimi në flagrancë i tij dhe rrëfimi i ngjarjes së përdhunimit nga vetë i dëmtuari A.C., si dhe prova të tjera kanë mundur të dokumentojnë brenda pak kohe akuzën ndaj Prrenjasit.

Ai u arrestua më 17 mars, brenda në banesën e marrë me qira prej tij në rrugën “Bujar Kaloshi” në Laprakë, ku gjatë ndërhyrjes së policisë, burri u gjet poshtë lavamanit të banjës, teksa mbante me forcë nën kërcënimin e thikës, 10-vjeçarin.
Por afërsia gjeografike e banesës së tij, së të miturit të dhunuar dhe të djalit tjetër të humbur në lagje, Julian Çela, çoi policinë në dyshimet e para se ai kishte gisht edhe në zhdukjen e 11-vjeçarit, i cili ishte denoncuar i humbur nga familjarët që në 30 nëntor të vitit të kaluar.

Burime të sigurta policore bënë të ditur se kur është pyetur nëse kishte gisht në rrëmbimin e Çelës, Ardian Prrenjasi ka refuzuar kategorikisht implikimin e tij në atë çështje. Por këmbëngulja e punonjësve policorë ka çuar që 44-vjeçari të pranojë se e kishte vrarë e më pas i kishte hedhur trupi në plehra.

Pavarësisht verifikimit të thënieve të tij, se është autori i vrasjes, dhe pavarësisht kërkimeve 3-ditore të policisë, trupi i Julian Çelës nuk është gjetur ende. Për këtë arsye, organi i akuzës nuk mund t’a çojë Prrenjasin në gjykatë për vrasje.

SOT KERKIMET ME MJETE TE SPECIALIZUARA
Ndërkohë që sot në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë pritet të nisin kërkimet me mjete të specializuara. Në bazë të deklarimeve të Ardian Prrenjasit, kanë lokalizuar zonën ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i 11-vjeçarit, dhe do të nisin kërkimet që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. “Me ndihmën e mjeteve të specializuara do të ndërhyjmë në masivin e plehrave në Sharrë, pasi kemi lokalizuar fillimisht zonën ku dyshohet se është trupi. Pasi të realizojmë zhvendosjen e të gjithë atij masivi, më pas do të kalojmë në sitë gjithçka, derisa të arrijmë tek trupi”, theksuan burimet e grupit hetimor. Por, nuk janë dukur kaq optimistë familjarët e të miturit, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë që nga momentet e para të nisjes së kërkimeve. Përgjatë ditës së djeshme ata janë shprehur të zhgënjyer duke kërkuar gjetjen sa më parë të trupit të vogëlushit.

PRRENJASI PROFILI I NJE PEDOFILI SERIAL
Edhe pse për të vërtetuar akuzën për vrasje, prokuroria nuk ka prova shkencore dhe nuk ka gjetur ende trupin e Julian Çelës, burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ardian Prrenjasi është autori i dyshuar i ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, ata kanë mundur të ndërtojnë profilin kriminal të 44-vjeçarit.

Nisur nga ky profil, nga mënyra se si Prenjasi ka realizuar skemën e mashtrimit të të miturve, si i ka futur në banesë, dhe se si ka finalizuar objektivin e tij, nuk ka vend për dyshime se ai mund të ketë pasur bashkëpunëtorë. Jozyrtarisht, pas ngjarjes, u tha se një ndër pistat ku po hetohej ishte edhe ajo e një rrjeti trafiku apo rrjeti të gjerë pedofilie.

Por profili i Prrenjasit, sipas grupit hetimor, nuk linte asnjë dyshim: ai ka vepruar i vetëm dhe ka sjellje kriminale tipike të një pedofili serial. Një tjetër detaj evidentohet nga burimet. Prrenjasi i përdhunonte fillimisht fëmijët, e më pas i vriste që të mos kallëzohej prej tyre, në rast se i linte të lirë.

Frika nga opinioni apo burgimi e bënte atë të dhunshëm. Por të dyja rastet i dolën nga parashikimi. Sipas tij, Julian Çelën nuk arriti t’a përdhunonte pasi ishte shumë i lëvizshëm, dhe e mbyti menjëherë pasi e futi në banesë. Ndërsa në rastin e dytë, atë të 10-vjeçarit, kreu përdhunimin, por fati i mirë shpëtoi të miturin, pas ndërhyrjes në kohë të kolegëve të Prrenjasit dhe më pas policisë.

Redaksi Online
(bm/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›