E Diel, 1 Nëntor 2026

Valbona Paci: Ardiani shoqërohejshpesh me Julianin

TIRANE - Valbona Paci, gruaja me të cilën Ardian Prenjasi bashkëjetoi për afro dy vite, ka “rrëzuar” pretendimet e dhëna në polici nga 44-vjeçari, i cili pretendoi se nuk e kishte njohur më parë Julian Çelën. Ajo mësohet të ketë deklaruar pas shoqërimit në polici, se 11-vjeçari Julian Çela shoqërohej shpesh me bashkëjetuesin e saj.

Paci ka “fundosur” edhe më tepër pozitat e Prenjasit, duke thënë se Çela kishte shkuar shpesh edhe në banesën e tyre të marrë me qera. Pretendimet e gruas së re përputhen dhe me dëshmitë e dhëna nga shokët që e panë për herë të fundit Julianin në qendrën e internetit.

Pas zhdukjes së tij më 30 nëntor, policia pati marrë në pyetje djemtë e rrugës “Pandi Dardha”, të cilët patën deklaruar se Julianin atë ditë e kishte kërkuar një njeri me të cilin ai kish njohje. Asokohe, bashkëmoshatarët e tij thanë për policinë se “ne i dëgjuam vetëm zërin personit që e thirri, por nga mënyra si reagoi Juliani kur doli jashtë, menduam se ai e njihte atë”.

E pyetur nëse ka qenë e pranishme në momentet kur 10-vjeçari A.C dhe 11-vjeçari Julian Çela janë futur në banesë në ditët e ndodhjes së ngjarjeve, Paci, nënë e një fëmije, mësohet të ketë deklaruar se ajo kishte udhëtuar drejt vendlindjes së saj në të dyja rastet.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar ajo kishte qenë në Peshkopi. Edhe përgjatë së shtunës kur u përdhunua i mituri, ajo kishte qenë pranë familjes së saj, deri në momentin kur është kontaktuar nga policia dhe i është kërkuar të udhëtojë drejt Tiranës për t’u pyetur rreth ngjarjes.

Shkrimi u buotua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›