Ministri i Jashtëm hungarez vizitë zyrtare në Tiranë
Ne Tirane ka mberritur per nje vizite zyrtare, ministri i Jashtem hungarez Peter Balac. Ai eshte takuar me kreun e shetit Bamir Topi, gjate te cilit eshte folur per marredheniet e mira mes dy shteteve, ne fushen ekonomise dhe tregetise. Gjate këtij takimi, Ministri i Puneve të Jashtme të Hungarisë, Peter Balac konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për lëvizjen e lirë, por edhe për një progres sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE.
Ministri i jashtem hungarez eshte takuar dhe me kryeministrin Sali Berisha. Gjate takimit, ata jane ndalur rreth situates politike ne shqiperi. Ministri Peter Balac ka theksuar se: “Hungaria ka bindjen e thellë se Parlamenti është vendi i vetëm, ku palët duhet të debatojnë në demokraci dhe se opozita shqiptare duhet të jetë pjesëmarrëse në sallën e parlamentit rregullisht dhe jo ta bojkotojë atë dhe të jetë diku gjetkë, sepse parlamenti është shtylla themelore e demokracisë”.
Ndersa ne takimin me Kyetaren e Kuvendit, ai tha se vlerëson përpjekjet e Parlamentit dhe institucioneve shqiptare për demokraci e shtet ligjor. Kryetarja e Kuvendit u shpreh se për Shqipërinë, Hungaria, është jo vetem një vend mik, por edhe një vend që ka ndërmarrë një rol aktiv për vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbështetja e Hungarisë për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Shqipërisë në BE, veçanërisht gjatë këtyre 18 muajve, kur Hungaria është pjesë e troikës presidenciale të BE-së, së bashku me Spanjën dhe Belgjikën, për të marrë kryesinë e saj në janar të 2011, është shumë e rëndësishme për Shqipërinë.
Edlira Sulejmani