Përsëri Eriksen, Çelsi humbet: fluturojnë Siti e Liverpuli

Eriksen nuk ndalet më, Chelsea bie befasisht. Pas dy golave në po aq miqësore të shënuar me Danimarkën, ish-mesfushori i Interit godet edhe ndaj bluve, në fitoren 4-1 të Brentfordit të tij në Stamford Bridge. Të besuarit e Tuchel, me Wernerin në qendër të sulmit, ndërtojnë dhe shpërdorojnë në pjesën e parë, por arrijnë të zhbllokohen në pjesën e dytë me goditjen e shkëlqyer të Rudiger.
Kur rruga dukej e hapur, Chelsea “zhduket” nga fusha dhe Brentford përfiton: Janelt barazoi në minutën e 51-të, Eriksen realizon parakalimin me një goditje të fortë nën traversë në minutën e 54-të. Vendasit nuk u ndalën dhe arritën në 4-1 me golat e Janelt 60′ dhe Yoane Wissa 87′. Chelsea mbetet i treti i vetëm në 59 pikë, në një pozicion të përgjithshëm të qetë në renditje.
Liverpool thërret, Manchester City përgjigjet. Në javën e 31-të të Premier League, djemtë e Guardiolës fluturojnë 2-0 në fushën e Burnley me golat e De Bruyne dhe Gundogan dhe mbeten në +1 ndaj Reds, fitues me Watford me të njëjtin rezultat falë Diogo Jota dhe Fabinho.
PREMIER LIGA
LIVERPOOL-WATFORD 2-0
BURNLEY–MANCHESTER CITY 0-2
CHELSEA–BRENTFORD 1-4
BRIGHTON–NORWICH 0-0
LEEDS–SOUTHAMPTON 1-1
WOLVERHAMPTON–ASTON VILLA 2-1