E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League spektakli merr udhe

Interi i Benitez e ka nisur me nje pike mbrojtjen e titullit europian pasi ka barazuar 2-2 me holandezet e Tuentes.

Nderkohe qe skuadrat spanjolle Barcelona dhe Valencia kane treguar pretendimet e tyre duke fituar thelle ndeshjet e para.

Edhe pse kane kaluar te paret ne avantazh kampionet e Europes ne fuqi nuk kane mundur te ruajne kete fitore deri ne fund.

Jansen dhe autogoli i Militos i dhane avantazhin Tuentes por Eto me nje supergol vulosi barazimin e italianeve ne ndeshjen e pare. Edhe ndeshja tjeter e grupit A ajo mes Verderit dhe Totenhemi mbaroi ne barazim po 2-2.

Valencia ka marre kryesimin e grupit D pas fitores se thelle 0-4 ndaj kampioneve turq te Bursaspor nderkohe qe derbi britanik ne kete grup Mancester Junajtid ndash Reinxhers nuk ka nxjerre asnje fitues duke mbyllur ndeshjen ne barazim pa gola.

Ka perfunduar 5-1 shou i Barcelones ne Kamp Nou. Katalanasit e Guardioles kane shkaterruar skudren greke te Panathinaikos fale nje superloje te Lionel Mesi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›