Barcelona ka luksin të shijojë disa ditë pushimi
Futbollistët katalanas do të shijojnë tetë ose nëntë ditë pushimi total për të gëzuar titullin e gjashtë që prej ardhjes së Guardiolës para një viti e gjysmë. “Gjatë vitit ne kemi patur shumë pak kohë për të shijuar frytet e punës, pasi çdo tre ditë kemi patur një ndeshje”, deklaron tekniku i kampionëve të botës.Ai vlerësoi ekipin dhe rrugën e gjatë që bëri për të arritur deri në këtë sukses. “Titujt e fituar janë fryt i talentit, punës dhe përpjekjeve të të gjithë lojtarëve”, përfundon Guardiola.