Ankohen fqinjët e Madonna-s

Madonna ka patur probleme me policinë, për shkak të muzikës shumë të lartë gjatë një feste që organizoi në shtëpinë e saj në Londër.
Fqinjët e shtëpisë së saj u ankuan për zhurmën e madhe dhe njoftuan forcat e rendit për te vendosur rregull në orët e vona të natës.
Festa ka ndodhur ditë më parë, por vetëm tani "Mirror" e bën publike. Policia e Westminster konfirmoi se cështja nuk do të shkojë në gjykatë, por nëse këngëtarja e përsërit atëherë mund të ketë probleme me drejtësinë.