E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa: Shpresoj Cesc të vijë te Barca

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa i është bashkuar radhës së lojtarëve të Barcelonës të cilët i bëjnë thirrje asit të Arsenalit, Cesc Fabregas, të transferohet në Camp Nou.

Fabregas tashmë një kohë të gjatë është lidhur me një rikthim në Spanjë dhe të dyja klubet kanë qenë në bisedime për një transferim potencial gjatë verës.

“Shpresoj se Fabregas do të përfundojë në vendin ku jam tani, t`i bashkohet Barcelonës. Mendoj se ai është pjekur dhe është përmirësuar. Ai vërtet do t`i shtonte cilësi ekipit”, u shpreh Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›