E Diel, 1 Nëntor 2026

Peje gjendet trupi i 7-vjecarit te zhdukur

Pas kerkimeve intensive eshte gjetur edhe trupi i pajete i femijes se dyte te zhdukur Valtrim Krasniqi nga fshati Qallapek i komunes se Pejes.

Krasniqi ishte zhdukur ne mesditen e se merkures bashke me kusheririn e tij Arbiasin i cili ishte gjetur po ate dite i vdekur.

Ujerat e lumit Buhovc jane bere edhe me te rrembyeshme dhe kane shkaktuar vershime ne anet e Pejes si pasoje e reshjeve te medha gjate diteve te fundit.

Behet e ditur se trupi i pajete i 7-vjecarit Valtrim Krasniqi eshte gjetur rreth ores 13.00 te dites se hene ne lumin Bistrica ne fshatin Kepuz te Klines.

Zedhenesi i Policise se Pejes Xhevat Ibra ka konfirmuar se njesite kerkimore qe u angazhuan ne kete operacion e kane gjetur 7-vjecarin dhe trupi i tij tashme u eshte dorezuar familjareve.

Per gjetjen e femijes jane angazhuar edhe njesite e FSK-se ekipi i zhytesve nga Gjakova si dhe njesi tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›