Pekin, Bush i perqendruar ne lirine e besimit
Presidenti amerikan Xhorxh E. Bush ndoqi dje nje ceremoni fetare ne nje kishe te Pekinit, duke kerkuar me shume liri besimi ne Kine, dhe takoi udheheqesit komuniste te vendit per te zhvilluar me ta bisedime qe ai premtoi se do te ishin "te sinqerta". Bush, ka insistuar qe sporti te mos ngaterrohej me politiken, e kaloi diten duke "perzier" diplomacine e nivelit te larte me argetimin olimpik, ndersa ndoqi garen e notarit amerikan Michael Phelps, i cili fitoi medalje te arte, dhe mbajti bisedime me Presidentin kinez Hu Jintao. "Me pelqejne bisedat tona....marredheniet tona jane konstruktive, te rendesishme dhe shume te sinqerta", u shpreh Presidenti amerikan ne takimin me presidentin kinez, pasi ndoqi nje ceremoni faljeje ne kishen protestante te Pekinit, e cila eshte e sanksionuar nga qeveria. "Te shkuarit ne kishe me beri te kaloj nje eksperience te mrekullueshme", shtoi ai, duke falenderuar homologun kinez qe e ndihmoi te rregullonte viziten ne kishe. "Kam nje ndjenje te forte per fene", shtoi ai. Bush e ka perseritur shpesh qe ai i perdor bisedat private me homologun kinez per te diskutuar te drejtat e njeriut dhe lirine e fjales dhe besimit ne Kine. Udhetimi i Presidentit amerikan ne Pekin ka qene nje veprim balancues, nepermjet te cilit ai po ndjek Lojerat Olimpike dhe po vlereson Kinen per nje sere ceshtjesh, ndersa publikisht i ka keshilluar Kines te permiresoje te drejtat njerezore aq te kritikuara nga nderkombetaret. Pavaresisht kundershtimit te Kines ndaj insistimit te tij per besimin, shefi i Shtepise se Bardhe ka vendosur thirrjet per liri me te medha fetare ne qender te perpjekjeve te tij per shtyrjen e Kines drejt reformave demokratike. Pas takimit me presidentin kinez, Bush takoi Kryeministrin Uen Jiabao dhe zevendespresidentin Xi Jinping. Bush gjithashtu eshte informuar nga ndihmesit e tij rreth zhvillimeve ne Rusi dhe Gjeorgji. Ai shprehu ngushellime per vdekjen e te afermit te trajnerit te skuadres olimpike amerikane i cili u vra te shtunen nga nje shtetas kinez.
Pala kineze deshiron te forcoje me palen amerikane dialogun dhe shkembimet
Sipas njoftimeve te medieve kineze, gjate takimit te djeshem ne Pekin me presidentin amerikan Bush, kryetari i shtetit i Kines Hu Jintao tha se pala kineze deshiron te forcoje me palen amerikane dialogun e bisedimet dhe te trajtoje sic duhet problemet delikate per te siguruar qe marredheniet e bashkepunimit konstruktiv midis Kines dhe SHBA-se te zhvillohen perpara ne menyre te vazhdueshme, te shendoshe dhe te qendrueshme drejt rruges se drejte. Bushi ka ardhur ne Kine per te marre pjese ne aktivitetet perkatese te Lojerave Olimpike te Pekinit. Ai i uroi qeverine dhe popullin kinez qe u kane dhene popujve te vendeve te ndryshme te botes nje ceremoni te hapjes se Lojerave Olimpike madheshtore dhe te suksesshme. Duke folur per marredheniet midis dy vendeve, Bushi tha se marredheniet amerikano-kineze jane marredhenie dypaleshe shume te rendesishme, konstruktive dhe te hapura.