E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshengritesja Begaj sot ne gare me 12 me te mirat e botes

Pekin/ Fidel Ylli optimist per nje rezultat te mire te peshengriteses

Peshengritesja shqiptare, Romela Begaj, Kampione e Evropes ne stilin e shkeputjes pritet te konkurroje neser ne garen e peshes 58 kg, mes 12 peshengriteseve me te mira te botes, ne kuader te Lojerave Olimpike 'Pekin 2008', qe nisen ne 8 gusht ne kryeqytetin kinez. Shefi i delegacionit te ekipit olimpik shqiptar, pjesemarres ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008", Fidel Ylli shprehet optimist per nje rezultat te nivelit te mire te kampiones ne peshengritje, Romela Begaj. Ne nje prononcim telefonik, ai beri te ditur se peshengritesja Romela Begaj, do te konkurroje sot ne garen e peshes 58 kg, ku do te jene pjesemarrese 12 me te mirat e botes. "Gjendja e peshengriteses Begaj ka qene e mire dhe ne deklarimet e para, ne mbledhjen teknike ajo eshte e 7-a. Me pak fat ne shpresojme qe ajo te hyje ne 6 me te mirat e botes", u shpreh Ylli. Duke folur per garen e djeshme te qiteses Lindita Kodra, Kampione e Evropes, shefi i delegacionit olimpik shqiptar tha se gara e djeshme ne ushtrimin e 10 metrave pistolete ajrore, ne paraeliminatoren e ketij sporti, nuk ishte gara e saj, me te cilen ajo do te prezantohet ne olimpiade, por nje konkurrim i detyrueshem nga rregullorja e Federates Boterore. "Gara e qiteses Kodra eshte ajo e dates 13 gusht, kur ajo do te konkurroje ne ushtrimin 25 metra, gara e saj e preferuar me te cilen u shpall Kampione e Evropes, nje vit me pare", deklaroi Shefi i delegacionit te ekipit olimpik shqiptar. Ne Lojerat e 29-ta olimpike qe po zhvillohen ne Pekin nga 8 gushti, Shqiperia prezantohet me nje ekip te perbere nga 11 sportiste, qe i perkasin 6 disiplinave.

Vendlindja: Tirane

Datelindja: 2,11,1986

Kategoria: Peshengritje

Gjatesia: 163 cm

Pesha: 58 kg

Pjesemarrja, titujt:

Viti 2005, Kampionati Evropian per te rinj ne Trencing (Sllovaki), pesha 58 kg, rezultati 91 kg shkeputje vleresohet me medalje argjendi, 101 kg shtytje, 192 kg ne total vleresohet me medalje argjendi

Viti 2006, Kampionati Boteror per te rinj ne Hangzhou (Kine), pesha 58 kg, rezultati 91 kg shkeputje vleresohet me medalje bronzi, 105 kg shtytje, 196 kg ne total

Viti 2007, Kampionati Evropian per te rritur ne Strasburg, pesha 58 kg, rezultati 96 kg shkeputje vleresohet me medalje argjendi, 101 kg shtytje, 206 kg ne total

Viti 2007, Kupa e Mesdheut ne Qipro (Greqi), pesha 56 kg, rezultati 87 kg shkeputje, 106 kg shtytje, 193 kg ne total

Viti 2008, Kampionati Evropian per te rritur ne Itali, pesha 58 kg, rezultati 101 kg shkeputje vleresohet me medalje ari me titull kampione Evrope, 111 kg shtytje vleresohet me medalje bronzi, 212 kg ne total vleresohet me medalje argjendi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›